VIDEO/ Erzeni mposht Valbonën, vendos një supergol në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 11:45

VIDEO/ Erzeni mposht Valbonën, vendos një supergol në fund

Një gol në minutat e fundit nga i riu shijakas, Isteri, vendosi për fitoren e Erzenit ndaj Valbonës.

VL

Ndeshja miqësore mes dy ekipeve u zhvillua dje në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, teksa iu dha mundësinë trajnerëve të shikojnë gjendjen e lojtarëve gjatë kësaj periudhe pushimi të kampionateve.

Loja do të niste e vrullshme për shijakasit, që ishin më të favorizuar në letër për ta fituar këtë përballje. Erzeni gjeti rrugën e rrjetës me anë të Peposhit në minutën e 6-të.

Mbrojtësi i majtë finalizoi me një goditje mjaft të bukur pas krosimit të ardhur nga Ademi.

Më pas do të kapej mesi i fushës po nga shijakasit, të cilët vertikalizonin me anë të Kahrimanoviçit, por portieri i Valbonës nuk ndëshkohet sërish.

Kombinimet e bukura ndërmjet Alan dhe Kadriut, krijuan rrezikshmëri të madhe në zonën e skuadrës tropojane, që militon në Kategorinë e Dytë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të shijakasve për të shënuar golin e dytë, pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në pjesën e dytë trajnerët Kapllani dhe Kërnaja hodhën lojtarë nga stoli, të cilët bënë paraqitjen e tyre dinjitoze.

Shijakasit do të kapeshin në befasi nga goli i sulmuesit Ardit Jaupaj, që u evidentua nga radhët e tropojanëve.

KL (1)

Loja u ekuilibrua, por shijakasit kërkuan fitoren deri në fund dhe ndeshjen do ta zgjidhte i riu Isteri, i cili shënoi një supergol pas goditjes nga jashtë zone me të djathtë, duke vulosur rezultatin 2-1.

Isteri është një nga lojtarët më premtues që vjen nga ekipet zinxhir.

-GOLI I VALBONËS ME JAUPAJN

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"