VIDEO/ Erzeni mbijeton në Superiore! Shtesat i sigurojnë elitën në finalen ndaj Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 0:31

VIDEO/ Erzeni mbijeton në Superiore! Shtesat i sigurojnë elitën në finalen ndaj Korabit

Erzeni ka siguruar praninë për një tjetër edicion në Kategorinë Superiore. Skuadra shijakase ka mbrojtur vendin e saj duke triumfuar me shifrat 2-1ndaj Korabit në finalen e play-out që u luajt në “Niko Dovana”.

bandicam 2023-06-04 19-41-33-288

Shijakasit kanë diktuar ritmin e sfidës së sotme dhe ishin ata që gjetën të parët avantazhin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë që kërkonte t’i merrte vendin në Superiore. Por ata u goditën nga Tabaku i cili barazoi shifrat shpejt dhe bëri që sfida të ishte e hapur plotësisht në vijim.

Megjithatë, golat munguan në pjesën tjetër të sfidës dhe koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1. Me fillimin e shtesave, Erzeni gjeti shpejt golin me Mehmetin për të kaluar në avantazh dhe administroi me qetësi minutat deri në vërshëllimën përfundimtare duke siguruar kështu qëndrimin në elitë edhe një tjetër sezon.

ERZENI-KORABI 2-1
3′ Sadiki, 93′ Mehmeti / 19′ Tabaku

NGJARJET KRYESORE

120’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Erzenit që siguron praninë në Superiore edhe një tjetër edicion.

120’+2’ Asani dhe Kiqina marrin vendin e Kahrimanoviç dhe Alan në radhët e Erzenit.

120’ Jepen 4 minuta shtesë.

114’-116’ Shënon Kapllani! Alan nga e majta nis topin në qendër për sulmuesin i cili ndalet fillimisht nga Qyrani e më pas ia del ta çojë sferën në rrjetë me tentativën e dytë. Por sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje duke i ndalur festën. VAR-i konfirmon vendimin e fushës.

113’ Mziu merr vendin e Selmanit te Korabi.

110’ Nonato i lë vendin në fushë Kapllanit në këto minuta.

108’ Nonato niset i vetëm drejt zonës, Qyrani del dhe ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj tij. Por portieri shpëton nga kartoni pasi sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

106′ Nis pjesa e dytë shtesë.

105’+3′ Mbyllet pjesa e parë shtesë. 

105′ Jepen 3 minuta shtesë.

102’ Kasalla hyn në zonë dhe rrezohet, Hamiti i bën shenjë të çohet dhe e ndëshkon me të verdhë për simulim.

100’ Edhe Sadiki ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

97’ Korabi insiston më shumë  në këto momente teksa provon të rrezikojë para portës së Xhikës.

93’ GOOOL ERZENI! Mehmeti gjen korridorin në zonë për t’u shfaqur i vetëm para portës dhe për të mposhtur Qyranin.

92’ Kahrimanoviç ka hapësirë para tij në të majtën dhe tenton me një gjuajtje te fortë pa gjetur portën.

91’ Menjëherë Mehmeti nis një top vertikalisht për Nonaton në qendër, por Qyrani del e kontrollon sferën në këmbët e brazilianit.

91’ Nis koha e parë shtesë.

90’+6′ Mbyllet koha e rregullt me shifrat 1-1, duhen kohët shtesë për fituesin. 

90’+5′ Qyrani ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa të lojës.

90’+3’ Osmanlllari hyn në zone në të djathtën, ndërhyrja e Tabakut çon sferën në këndore.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Alan gjuan nga rreth 30 metra, Qyrani pret në pozicion.

84’ Paplekaj del i dëmtuar nga fusha e lojës, për t’i bërë vend Bucit në radhët e Korabit.

80’ Mehmeti hyn në zonë nga e djathta, çon topin në qendër ku nuk devijon askush dhe sfera shkon në anësore në krahun tjetër.

79’ Harkim nga e majta në zonën e Korabit, Nonato gjen kohën e duhur për të goditur me kokë, por dërgon sferën pak mbi traversë.

73’ Sadiki tenton me një gjuajtje nga distanca, këtë herë topi përfundon jashtë.

71′ Edhe Keko përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

70’ Lilaj del nga fusha e lojës për t’i bërë vend Demajt te Korabi.

67’ Ademi i lë vendin në fushën e lojës Osmanllarit në radhët e Erzenit.

61’ Kadriu gjuan nga jashtë zonës, askush nuk arrin të devijojë sferën para Qyranit dhe topi përfundon jashtë.

56’ Lila ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

55’ Tabaku merr topin në hyrje të zonës dhe gjuan, por pa ia dalë të krijojë probleme për portierin e  Erzenit.

51’ Një harkim në zonë nga e majta gjen devijimin e Lilës drejt portës por jo aq sa për të shqetësuar Xhikën.

48’ Edhe vetë Mehmeti ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në sulm ndaj Lilajt.

47’ Joti ndëshkohet me karton të verdhë, pas një faulli ndaj Mehmetit në mesfushë.

46’ Iljazi merr vendin e Leaos në radhët e Erzenit në fillimin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet në barazimin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Kahrimanoviç kroson në zonë për Nonaton, i cili është në kundërkohë dhe nuk arrin të devijojë sferën.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Keko niset në kundërsulm nga e majta dhe harkon në zonë për Jotin i cili po vinte me shpejtësi në zonë. Por futbollisti i dibranëve nuk gjen kontaktin me sferën pa arritur të gjuajë në portë.

41’ Harkim i Peposhit nga e majta, Ademi gjuan me kokë duke dërguar sferën mbi traversën e pertës së dibranëve.

36’ Kombinime të shpejta të shijakasve në krahun e djathtë, Ademi harkon në zonë por Qyrani pret në shtyllën e parë.

32’ Erzeni rimerr kontrollin e manovrës, duke kërkuar që të gjejë përsëri shpejt avantazhin.

23’-25’ Mehmeti rrëzohet në zonë pas një ndërhyrje të Selmanit dhe gjyqtari Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë. Pas protestave të dibranëve, ai shkon të shohë aksionin në VAR dhe anulon vendimin që kishte dhënë në fushë.

19’ GOOOL KORABI! Pasim nga e djathta në zonë për Tabakun, i cili rrotullohet dhe çon sferën në rrjetë pa i dhënë mundësinë Xhikës të ndërhyjë.

12’ Pas golit është skuadra e Korabit që ka marrë iniciativën dhe po tenton më shumë që të rrezikojë.

8’ Alan ndal në mënyrë të parregullt Kekon, i cili po driblonte lojtarët radhazi në mesfushë.

7’ Top në thellësi për Kekon i cili niset drejt portës, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

3’ GOOOL ERZENI! Pas një goditje nga këndi të luajtur shkurt nga Erzeni, Alan harkon për Sadikin i cili me kokë gjuan dhe shënon golin e avantazhit.

1’ Nis takimi në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Xhika, Kriviçiç, Sadiki, Leao, Kadriu, Kahrimanoviç, Mehmeti, Alan, Peposhi, Nonato, Ademi
Trajner. Alfred Deliallisi

KORABI: Qyrani, Selmani, Lala, Paplekaj, Lilaj, Joti, Lila, Tabaku, Kasalla, Beshiraj, Keko
Trajner. Shpend Kumbarçe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"