VIDEO/ Erzeni i bashkohet garës për titull, mund në transfertë Kukësin dhe e zhyt sërish në krizë të thellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 23:45

VIDEO/ Erzeni i bashkohet garës për titull, mund në transfertë Kukësin dhe e zhyt sërish në krizë të thellë

Erzeni e konfirmon dhe njëherë që është surpriza e këtij sezoni në Superiore, kësaj radhe duke mundur në transfertë Kukësin me rezultatin 0-2, në javën e 17-të dhe duke u bërë pjesë e skuadrave që luftojnë për titull.

bandicam 2023-01-22 13-47-56-020

Ata që e nisën më mirë këtë takim ishin verilindorët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 3’, por VAR-i e anuloi për një pozicion të parregullt.

Më pas në minutën e 37’ ishte Basha ai që humbi një 11-metërsh, duke shtuar akoma dhe më shumë një presion psikologjik te vendasit.

Nga kjo përfituan mjaft mirë shijakasit, duke gjetur golin në fundin e pjesës së parë me Alan.

Më pas ishin sërish miqtë ata që gjetën golin me Nonaton, goditja e së cilit kaloi vetëm vijën fatale, gjë që nuk u pa nga arbitri, por ishte VAR-i që ndërhyri sërish duke konfirmuar se çdo gjë ishte e rregullt.

Kështu Erzeni ngjitet momentalisht në vendin e 4-t me 26 pikë, vetëm 5 më pak se Tirana kryesuese. Nga ana tjetër, Kukësi zhytet sërish në krizë duke qëndruar në vendin e fundit me 16 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 0-2 ERZENI

Alan 45+1′, Nonato 59′

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida!

90+6′ Gj. Taipi provon me një gjuajtje surprizuese, por Xhika e kontrollon në dy kohë.

90+3′ Kapllani shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Dragoshit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90+1′ Basha provon me një gjuajtje nga distanca, por nuk arrin të gjejë portën.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

89′ Ndreca provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e të cilit shkon mbi kuadrat.

84′ Zëvendësim i dyfishtë te Erzeni. Largohen Kadriu dhe Nonato, në vendet e tyre futen Krasniqi dhe Kapllani.

82′ Gj. Taipi kërkon të shkëputet në zonë, por Xhika del dhe kontrollon topin pa probleme.

76′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Sh. Taipi dhe në vendin e tij futet Sula.

70′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Haxhiu dhe në vendin e tij futet E. Peposhi.

67′ Zëvendësim i dyfishtë te Erzeni. Largohen Sadiki dhe Ademi, në vendet e tyre futen Osmanllari dhe Asani.

65′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Mbarak dhe në vendin e tij futet Berisha.

62′ Ademi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

59′ GOOOL ERZENI 0-2/ Nonato godet me kokë dhe topi kalopn vijën fatale, por gjyqatri akordon vetëm goditje këndi. VAR=i konfirmon çdo gjë.

56′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Alan dhe në vendin e tij fute Kahrimanoviç.

55′ Nonato del i vetëm përballë portierit, por goditja e tij ihshte mjaft e dobët me Halimin që e ndal pa probleme.

53′ Haxhiu jep një top mjaft të mirë për Bashën, me këtë të fundit që nuk godet dot.

51′ Ndreca hedh një krosim drejt zonës për Gj. Taipin, por Ademi ndërhyn saktë duke e çuar topin në goditje këndi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Ilieski shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45+1′ GOOOL ERZENI 0-1/ Alan del i vetëm përballë portierit dhe me një gjuajtje mjaft të bukur çon topin në rrjetë.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

41′ Mbarak shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ Basha niset nga pika e bardhë dhe goditja e kroatit ndalet në shtyllë, duke shpërdoruar mundësinë e artë për avantazhin.

35′ Penallti për Kukësin. Dragoshi provon me një gjuajtje që ndalet me dorë nga Sadiki. Karton të verdhë për këtë të fundit. Karton i verdhë dhe për Xhikën për protesta.

33′ Lojë e qetë nga të dyja skuadrat të cilat mundojnë të godasin e kundërsulme.

22′ Shijakasit avancojnë me një aksion model, që finalizohet nga Ademi, tentativa e këtij të fundit që nuk shkon në kuadrat.

19′ Gj. Taipi provon të surprizojë portierin nga një pozicion i prirët, me tentativën e kapitenit të Kukësit që shkon mbi kuadrat.

14′ Ndreca provon me një gjuajtje me të majtën nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

9′ Peposhi lëviz mirë brenda zonës dhe topi përfundon te këmbët e tij, i cili me portën e boshatisur nuk arrin dot të shënojë.

4′ Ndërhyn VAR. Nuk ka gol për verilindorët.

3′ Haxhiu kalon bukur drejt zonës me një gjuajte ndalet nga portieri, teksa Basha ndodhej në vendin e duhur në kohën e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës.

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Halimi, Dragoshi, Ilieski, Bytyçi, Ndreca, Mbarak, Sh. Taipi, Basha, Gj. Taipi, Haxhiu, Daci.

Trajner: Rrahman Hallaçi

ERZENI: Xhika, Iljazi, Enk, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Kriviçiç, Alan, Ademi, Kadriu, Nonato.

Trajner: Xhevahir Kapllani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"