VIDEO/ Eros Grezda në superformë, i shënon gol Dinamos së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 21:07

VIDEO/ Eros Grezda në superformë, i shënon gol Dinamos së Zagrebit

Pas performancës së shkëlqyer më Kombëtaren shqiptare në sfidën ndaj Italisë, Eros Grezda duket se nuk ka të ndalur. 22-vjeçari nga Gjakova gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Dinamos së Zagrebit, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Grezda

Pas një asisti perfekt të marrë nga shoku i tij i skuadrës, Grezda gjuajti me të majtën nga brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën e portierit Livakoviç. Ky gol i dha avantazhin e përkohshëm skuadrës së Osijek në duelin kundër kryesuesve të kampionatit. Vendasit e Dinamos arritën të barazonin në minutën e 95-të të takimit falë golit të Henrikez.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"