VIDEO/ Ernest Muçi sërish protagonist, ish-futbollisti i Tiranës gjen golin me Legian e Varshavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 23:45

VIDEO/ Ernest Muçi sërish protagonist, ish-futbollisti i Tiranës gjen golin me Legian e Varshavës

Ernest Muçi ka arritur të gjej sërish rrugën e rrjetës për Legian e Varshavës në ndeshjen e sotme ndaj Piast Gilvice.

4535345

Ish-futbollisti i Tiranës arriti të dërgonte me sukses në rrjetë një vertikalizim në zonë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 47-të.

Legia më pas arriti të gjente dhe golin e dytë me anë të Mladenoviç. Vlen të theksohet se ky ishte goli i dytë në 4 ndeshje të luajtura deri tani në kampionat për talentin shqiptar që po shndërrohet në protagonist absolut te skaudra polake.

REZULTATI: Legia 2-0 Piast Gilvice

Muçi 47′, Mladenoviç 52′

Goli i Muçit: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"