VIDEO/ Ernest Muçi i jep sinjal Silvinjos, sulmuesi tund rrjetën në kampionatin polak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 22:57

VIDEO/ Ernest Muçi i jep sinjal Silvinjos, sulmuesi tund rrjetën në kampionatin polak

Ernest Muçi kthehet përsëri protagonist duke tundur rrjetën në kampionatin polak të futbollit. Suimuesi shqiptar ka shënuar sot një gol të rëndësishëm për skuadrën e tij e cila është në ndjekje të kryesuesve të Rakov në luftën për titullin kampion.

bandicam 2023-02-04 21-44-41-151

Në duelin në transfertë të Legias ndaj Zaglebie Lubin, Muçi ishte titullar dhe në minutën e 59 u bë protagonist me një gol që çoi shifrat përkohësisht në 2-0 për skuadrën e tij. Pas një goditje dënimi, ai devijoi sferën aq sa për të nxjerrë jashtë loje portierin kundërshtar i cili nuk ia doli të mbante topin jashtë portës së tij.

Ky ishte goli i tretë për Muçin në këtë kampionat, ku ka dhënë edhe tre asiste, duke ndihmuar skuadrën që të jetë në garë për titullin kampion në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"