VIDEO/ Erkand Qerimaj shkëlqen në Kupën Mesdhetare, 3 medalje të arta. Argjend e bronx edhe për Godellin e Çalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2019 | 20:43

VIDEO/ Erkand Qerimaj shkëlqen në Kupën Mesdhetare, 3 medalje të arta. Argjend e bronx edhe për Godellin e Çalen

Ditën e somte dhe të nesërme, në San Marino, po zhvillohet edicioni i 12-të i Kupës Mesdhetare në peshëngritje, një event ku Shqipëria mori pjesë me 3 shtangistë.

erkand qerimaj godelli

Erkand Qerimaj shkëlqeu me plot 3 medalje të arta në peshën deri në 81kg. Stilin e shkëputjes, shkodrani arriti peshën 156kg, duke e mbyllur i pari, ndërsa po i pari doli edhe në shtytje, me 190kg. Me 346 kilogramë në total, Qerimaj arriti kështu plot 3 medalje të arta në këtë kompeticion.

Po në këtë peshë, garoi edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Daniel Godelli. Ai u rendit i katërti në shkëputje, me 145kg, ndërsa arriti medaljen e bronxtë në shtytje, me 181kg. Në renditjen totale, ai e mbylli i katërti në total, duke mos arritur dot në zonën e medaljeve.

Shtangisti tjetër, Kriken Calja, arriti medalje të argjendtë në shkëputje, në peshën deri në 73kg, teksa ngriti 151 kilogramë. Në shtytje, Calja ngriti 175kg dhe u rendit i treti, ndërsa po i treti e mbylli edhe renditjen totale në të dyja garat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"