VIDEO/ Eriksen nuk e ka humbur klasin e tij, shihni supergolin e realizuar në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 11:01

VIDEO/ Eriksen nuk e ka humbur klasin e tij, shihni supergolin e realizuar në stërvitje

Kristian Eriksen vijon të stërvitet i veçuar duke treguar të gjithë aftësitë e tij dhe duke mos e humbur klasin e tij. Së fundi në një video të publikuar ylli danez shihet duke u stërvitur dhe duke realizuar një supergol.

go 1

Mesfushori lë pas krahve makthin e 12 qershorit ku në ndeshjen e fazës së grupeve të Kampionatit Europian mes Danimarkës së tij ndaj Finlandës ai rrëzua në tokë përpara minutave finale të pjesës së parë duke pësuar një atak kardiak.

E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm u sensibilizua me yllin danez i cili falë përpjekjes së mjekëve dhe lojtarëve në fushë u përmend dhe ia doli mbanë të rikthehej sërish në jetë.

29-vjeçari mbylli aventurën e tij me Interin sepse ligji i Italisë e ka të ndaluar rreptësisht të luajnë lojtarët me debrifilator në zemër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"