VIDEO/ Erdhi me bujë, por u largua si dështak. Ish-mesfushori i Barcelonës zbarkon në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 19:24

VIDEO/ Erdhi me bujë, por u largua si dështak. Ish-mesfushori i Barcelonës zbarkon në Angli

Mesfushori brazilian, Filipe Kutinjo, ka zbarkuar në Angli për të firmosur kontratën e tij me skuadrën e Aston Vijës. 29-vjeçari është gati të bashkohet me Stiven Zherard, për një aventurë të re në ishull.

kutinjo

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit të Barcelonës, Philipe Kutinjo, u largua nga ekipi i tij në formën e huazimit dhe ti bashkohet Zherard në skuadrën e Aston Vijës deri në fund të sezonit. Ai nuk mundi të befasonte me Barcelonën, dukë u cilësuar si një dështim për ekipin.

Ditën e sotme Kutinjo është pikasur duke zbritur nga avioni i tij privat, gati për të nënshkruar me klubin nga Birminghami. Braziliani do të jetë gati me ekipin për sfidën e fundjavës me Mançester Junajtid.

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"