VIDEO/ “Erdhi dita të them mirupafshim”, Gonzalo Higuain shpërthen në lot dhe lajmëron tërheqjen nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 19:59

VIDEO/ “Erdhi dita të them mirupafshim”, Gonzalo Higuain shpërthen në lot dhe lajmëron tërheqjen nga futbolli

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuaín njoftoi në një konferencë për shtyp se do tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni. Ai së fundmi luajti tre sezone tek Inter Miami, ku shënoi 27 gola në 65 ndeshje.

asdasdasdsadsad

“Ka ardhur dita t’i them lamtumirë futbollit, një profesion që më ka dhënë shumë dhe ndjehem i privilegjuar që e kam jetuar me momentet e tij të mira dhe jo aq të mira”, u shpreh ai ndërsa nuk mbante dot lotët.

Gonzalo Higuain u stërvit në akademinë e të rinjve të River Plate përpara se të bënte hapin drejt Real Madridit në merkaton e dimrit 2006-07. Shtatë sezone më vonë, me tre La Liga, një Kupë dhe dy Superkupa të Spanjës, ai u transferua te Napoli. Ai arriti të shënonte 36 gola në 35 ndeshje në 2015-16 dhe ishte golashënuesi më i mirë në Serinë A.

Prej aty ai shkoi në Juventus ku pas një sezoni të parë të mrekullueshëm me 24 gola, shifrat e tij përfunduan duke rënë dhe pasi u huazua te Milani dhe Çelsi, ai shkoi në MLS në 2020, te Inter Miami.

Sulmuesi kishte një rol të spikatur edhe në Kombëtaren e Argjentinës, ku luajti për nëntë vite (2009-2018) dhe shënoi 31 gola në 75 ndeshje. Higuain ishte gjithashtu qendërsulmuesi titullar i kësaj përfaqësueseje në edicionin ku u shpall nënkampione bote në Brazil 2014.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"