VIDEO/ “Erdha tek shtëpia ime”, Frashëri: Shpresoj të arrijmë sa më lart me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 14:49

VIDEO/ “Erdha tek shtëpia ime”, Frashëri: Shpresoj të arrijmë sa më lart me Skënderbeun

Skënderbeu ka përforcuar ekipin me lojtarë të rinj, por dhe me rikthime në ekip. Korçarët kanë prezantuar mbrojtësin Erlis Frashëri. 33 vjeçari në një konferencë për shtyp, u shpreh i lumtur për rikthimin tek Skënderbeu. Mbrojtësi u rikthye në Superiore pas aventurës që pati në Kosovë me Gjilanin.

frasheri

“Rikthehem pas shumë vitesh tek Skënderbeu. Erdha tek shtëpia ime, tek qyteti im i dashur. Ne e dimë që Skënderbeu është një ekip i madh në Shqipëri, dhe erdha të jap ndihmën time që ekipi të jetë sa më lart.”

Kontrata

“Kemi folur me presidentin më përpara dhe tani. Është afatgjate dhe shpresoj të jap maksimumin tim.”

Si e shikoni Skënderbeun?

“Që ditën e parë jam ambientuar shumë mirë me ekipin. Shikoj djem të rinj që luajnë me shpirt. Kam parë një staf shumë të përkushtuar bashkë me presidentin dhe shpresoj që ta arrijmë sa më lart.”

Objektivi

“Nuk mund të them që Skënderbeu do të jetë për mbijetesë, sepse i dimë vlerat e ekipit dhe do të japim maksimumin që të mos rrezikojmë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"