VIDEO/ Episodi i çuditshëm, mbrojtësi kroat bën shpëtimtarin për skuadrën kundërshtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 19:14

VIDEO/ Episodi i çuditshëm, mbrojtësi kroat bën shpëtimtarin për skuadrën kundërshtare

Tani është më se e qartë se përse arbitri i njohur Mark Klatenburg la Anglinë për të shkuar në Arabinë Saudite. Ajo nga e cila vuante më tepër arbitri në Angli ishin golat fantazmë ndërsa në Arabi gjërat janë më ndryshe.

bandicam 2018-09-24 19-07-46-397

Gjatë ndeshjes midis Al Faisali dhe Ohod ka ndodhur një episod disi qesharak. Mbrojtësi kroat Ante Puljiç i skuadrës së Al Faisali ka bërë shpëtimtarin për skuadrën kundërshtare. Pas një sulmi të skuadrës së tij te porta e kundërshtarëve ai mbetet i dëmtuar në vijën fatale. Një top goditet drejt portës, por atje ishte i shtrirë Puljiç i cili nuk e lejon topin të shkojë në rrjetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"