VIDEO/ Episod i veçantë në Teuta-Tirana, tifozi thyen rregullat dhe hyn në stadium. Stjuartët shkojnë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 21:39

VIDEO/ Episod i veçantë në Teuta-Tirana, tifozi thyen rregullat dhe hyn në stadium. Stjuartët shkojnë dhe…

Një episod i veçantë është regjistruar gjatë ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës, e cila po luhet në “Niko Dovana”.

103467941_284024889557892_2280989214007420185_n

Në minutën e 55’, një tifoz ka mundur të futet në stadium, për të ndjekur nga afër ndeshjen, ndonëse rregulli i vendosur nga qeveria është që asnjë tifoz nuk do lejohet në stadium.

Menjëherë sapo kanë parë këtë, stjuartët e stadiumit kanë shkuar tek tifozi dhe e kanë detyruar atë të largohet, pasi është e ndaluar që të qëndrojë aty.103768825_918620781934180_932011857074673029_n

Në pamundësi për të bërë diçka tjetër, tifozi është larguar, ndonëse dëshira e tij e madhe ishte të ndiqte ndeshjen nga afër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"