VIDEO/ Episod i veçantë në Angli, tifozët futen në fushën e lojës dhe zihen me njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 20:37

VIDEO/ Episod i veçantë në Angli, tifozët futen në fushën e lojës dhe zihen me njëri-tjetrin

Bllekpuli mposhti me rezultatin 3-1 Flitudin ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20 në Ligën e Parë angleze.blackpool-3

Megjithatë një episod shumë i veçantë është regjistrua në pjesën e dytë, i cili ka filluar të bëjë xhiron e internetit. Një nga tifozët e Bllekpulit është futur në fushën e lojës dhe është drejtuar me vrap në drejtim të tifozëve kundërshtar.

Pikërisht aty e ka pësuar edhe keq, teksa pasi afrohet te sektori i tyre, dy nga tifozët kundërshtar futen gjithashtu në fushën e lojës dhe e rrahin keq atë.blackpool-7

Kjo ka filluar të bëjë xhiron e internetit dhe me siguri tani tifozi i Bllekpulit do të jetë bërë pishman që u afrua te kundërshtarët.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"