VIDEO EPIKE/ Fluturimi nga dritarja, ylli i Tiranës hidhet në pishinë me gjithë rroba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 0:05

VIDEO EPIKE/ Fluturimi nga dritarja, ylli i Tiranës hidhet në pishinë me gjithë rroba

Nuk ka ende një datë të përcaktuar për rinisjen e stërvitjeve ose rifillimin e kampionatit shqiptar dhe lojtarët janë të detyruar të qëndrojnë ende në shtëpitë e tyre, për të pritur zhvillime të reja.DIKA

Një nga ta është edhe mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, së fundmi ka tërhequr vëmendjen për atë që ka bërë. Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet Doka teksa del nga dritarja dhe hidhet në pishinë.

Deri këtu gjithçka në rregull, por e veçanta është se në pishinë lojtari bardheblu është hedhur me gjithë rroba. Ajo që tërheq vëmendje gjithashtu në video, është edhe vendi ku futbollisti bardheblu është duke qëndruar, teksa duket një vend shumë i qetë, i rrethuar me pyje dhe ku sigurisht është ajri i pastër nga vetë natyra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"