VIDEO/ Eni Imami harron për pak kohë futbollin, zgjedh mënyrën e veçantë për tu argëtuar në këtë moment të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2020 | 13:27

VIDEO/ Eni Imami harron për pak kohë futbollin, zgjedh mënyrën e veçantë për tu argëtuar në këtë moment të vështirë

Koronavirusi ka sjellë panik te shumë njerëz, teksa është urdhëruar që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mos përhapet edhe më shumë.imami

Pikërisht edhe kampionati shqiptar i futbollit për këtë arsye është pezulluar përkohësisht, deri në një moment të dytë kur do të merret një vendim.

Megjithatë Eni Imami i cili u largua në janar nga Tirana për të kaluar te Skënderbeu, ka gjetur një mënyrë të veçantë për tu argëtuar në këtë moment të vështirë.

Duke ditur që qarkullimi i makinave është ndaluar nga qeveria, mbrojtësi i majtë ka marrë biçikletën së bashku me disa miqtë e tij dhe ka dalë shëtitje, në mënyrë që të kalojë edhe kohën, për ta harruar disi edhe situatën në të cilën ndodhemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"