VIDEO/ “Engjëlli” i skuadrës, Rrahmani bën ndërhyrjen e pabesueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 17:32

VIDEO/ “Engjëlli” i skuadrës, Rrahmani bën ndërhyrjen e pabesueshme

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani bëri një paraqitje fantastike në fitoren e pastër të Veronës 3-0 kundër Leçes. 25-vjeçari shpëtoi skuadrën në momentin më të vështirë të verdhebluve.

rrahmani-600x360

Kur portieri i Veronës la portën, Leçes iu dha mundësia e artë për të zhbllokuar sfidën që në minutën e katërt teksa Lapadula e kishte të gjithë hapësirën për të shënuar.

Rrahmani u pozicionua në portë dhe ndali me gjoks goditjen e lojtarit verdhekuq, i cili mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Për këtë veprim, qendërmbrojtësi Rrahmani mori vlerësimet maksimale nga specialistët italianë të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"