VIDEO/ Enea Mihaj bën heroin te PAOK-u! Mbrojtësi shqiptar i shënon gol Olimpiakosit dhe i dhuron 3 pikë të arta bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 12, 2020 | 23:45


VIDEO/ Enea Mihaj bën heroin te PAOK-u! Mbrojtësi shqiptar i shënon gol Olimpiakosit dhe i dhuron 3 pikë të arta bardhezinjve

Enea Mihaj heroi i PAOK, në sfidën ndaj Olimpiakosit. Mbrojtësi i Kombëtares, realizoi golin e fitores në triumfin 0-1 që bardhezinjtë arritën në transfertë ndaj kampionëve të Greqisë.

mIHAJ

Shqiptari e nisi ndeshjen nga stoli, duke u hedhur në fushë në fillimin e pjesës së dytë.

mIHAJ

Teksa ndeshja po shkonte drejt barazimit 0-0, Mihaj tundi rrjetën e Olimpiakosit në Karaiskakis, pas goditjes së saktë me kokë brenda zonës dhe duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së PAOK-ut që mban vendin e dytë. Ky ishte goli i parë për mbrojtësin shqiptar me fanellën e PAOK.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com