VIDEO/ Enea Jorgji arbitron Juventusin U-19 në Champions, ndeshje e çmendur me 2 penallti dhe 5 gola

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 1, 2019 | 18:55

Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Liga e Kampioneve Të fundit Video

VIDEO/ Enea Jorgji arbitron Juventusin U-19 në Champions, ndeshje e çmendur me 2 penallti dhe 5 gola

Arbitri shqiptar, Enea Jorgji, ishte caktuar ditën e sotme për të arbitruar takimin mes Juventusit U-19 dhe Leverkusenit U-19, në Champions League për të rinjtë.

enea jorgji

Takimi i luajtur në Torino, përfundoi me shifrat 4-1, ndërkohë që në këtë takim ai ka akorduar edhe dy penallti, nga një për secilin ekip, dhe gjithsej katër kartonë të verdhë, tre për gjermanët dhe një për bardhezinjtë.

enea jorgjii

Nga pika e bardhë, lojtarët e Juventusit u treguan më të saktë, dhe shënuan në minutën e 39-të, ndërsa në penalltinë e akorduar për Leverkusenin, gjermanët gabuan nga 11-metra duke goditur traversën.

Enea Jorgji, kishte si asistentë në këtë takim dy vijërojtësit, Nuri Rapaj dhe Arbër Zalla, ndërsa i katërt ishte italiani Marko Serra.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com