VIDEO EMOCIONUESE/ U hodhën nga pallati në Thumanë gjatë tërmetit, 2 fëmijët takojnë Kristiano Ronaldon dhe Bufonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 23:44

VIDEO EMOCIONUESE/ U hodhën nga pallati në Thumanë gjatë tërmetit, 2 fëmijët takojnë Kristiano Ronaldon dhe Bufonin

Një tragjedi e rëndë goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor, teksa një tërmet 6.4 i shkallës Rihter, i mori jetën 51 personave, si dhe shkatërroi me mijra shtëpi. Për fat të mirë, Alesio dhe Aureli, ishin 2 fëmijët që i shpëtuan mrekullit tërmetit, duke u hedhur nga dritaret e palltatit.

1-1-770x470

Në kohën që të dy fëmijët ndodheshin në spital, kryeministri Rama shkoi dhe i takoi personalisht, teksa iu premtoi dhe një takim idhujt e tyre të futbollit.

Ditën e sotme të dy fëmijët janë surprizuar teksa kanë udhëtuar me kryeministrin Rama drejt Italisë, për të takuar dy legjendat e futbollit dhe Juventusit, Kristiano Ronaldo dhe Bufon. Të dy futbollistët ishin në dijeni të tragjedisë së ndodhur në Shqipëri, teksa janë emocionuar jashtë mase nga kjo vizite.

Futbollistët e Juves kanë fanellat e firmosura nga dy lojtarët. Bufon ka shkruar në fanellën e dhënë për Alesion: Për mikun tim Alesion. Ndërsa dy futbollistët me Aurelin kanë bërë shaka duke i thënë se ngjan me Veratin. Video e takimit është shpërndarë nga kryeministri Rama në faqen e tij në “Facebook”. Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"