VIDEO/ Emocionuese nga tifozët e Finlandës dhe Danimarkës, shikoni çfarë bëjnë në stadium kur mësojnë se Eriksen u zgjua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2021 | 8:52

VIDEO/ Emocionuese nga tifozët e Finlandës dhe Danimarkës, shikoni çfarë bëjnë në stadium kur mësojnë se Eriksen u zgjua

Tifozët e Finlandës dhe Danimarkës kanë bërë një gjest të veçantë në stadiumin e Kopenhagenit, gjatë kohës kur ndeshja ishte pezulluar, për shkak të atakut kardiak që pësoi Kristian Eriksen.

tifosi.finlandia.2021.bandiera.danimarca.750x450

Në orën 19:38, kur mësojnë se Eriksen ishte zgjuar, gëzimi në stadium te tifozët e pranishëm ishte i madh, njëjtë si te gjithë të tjerët që ishin në dijeni të asaj që ndodhi.

Sapo morën vesh lajmin e mirë për zgjimin e mesfushorit, në stadium oshëtinte emri i Eriksenit. Tifozët finlandezë në kor thërrisnin emrin Kristian, ndërkohë që ata të Danimarkës ia kthenin duke thënë Eriksen.

Një moment tepër emocionues, që tregon se futbolli lihet mënjanë në një moment, kur bëhet fjalë për jetë njerëzish.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"