Video emocionuese/ Ishte i infektuar, shikoni momentin kur Suarez takon fëmijët pas Koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 22:35

Video emocionuese/ Ishte i infektuar, shikoni momentin kur Suarez takon fëmijët pas Koronavirusit

Luis Suarez rezultoi pozitiv me Koronavirus më 16 nëntor, teksa nga ajo ditë qëndronte i izoluar për të mos pasur kontakte me të tjerët.

sss

Uruguaiani qëndroi larg familjes së tij, në mënyrë që të mos rrezikonte të infektonte edhe ata. Së fundmi sulmuesi mori lajmin se kishte rezultuar negativ dhe menjëherë shkoi në shtëpinë e tij.

Suarez ka publikuar një video në profilin e tij, nga takimi i tij i parë me fëmijët pas 18 ditëve në karantinë. Një video emocionuese, ku gëzimi te fëmijët e lojtarit është shumë i madh.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"