Video emocionuese, goli special i Mesit i filmuar nga… tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 22:27

Video emocionuese, goli special i Mesit i filmuar nga… tribuna

Argjentina triumfoi  2-1 ndaj Australisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, raund në të cilin do të përballet me Holandën për një biletë mes katër kombëtareve më të mira në Katar 2022. Çerekfinale që përsëritet pas 24 vitesh pas asaj në Francë 1998.

mesi

Leo Mesi zhbllokoi takimin falë një kombinimi të bukur në minutën e 35-të, duke gjetur golin numër 9 në një Kupë Bote në takimin numër 1000 në karrierën si profesionist. Gol i veçantë dhe historik për kapitenin, i cili gjen golin e parë në duelet me eliminim direkt në Botëror.

Ky realizim i Mesit është filmuar edhe nga një kamer amatore në tribunë, teksa shihen me hollësi të gjitha lëvizjet që bën “Pleshti” deri në momentin e realizimit. Për më tepër shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"