VIDEO/ Emocione pa fund të goli i Mesit, Pablo Aimar shpërthen në të qara në pankinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 23:26

VIDEO/ Emocione pa fund të goli i Mesit, Pablo Aimar shpërthen në të qara në pankinë

Goli i Lionel Mesit ndaj Meksikës ka qenë një çlirim për shumëkënd në radhët e skuadrës argjentinas, përfshirë edhe ata ish-lojtarë të njohur që tashmë ulen në pankinë si asistentë të Skalonit. Ky i fundit ka afruar emra të njohur si Ajala, Samuel e Aimar që ta ndihmojnë në këtë rrugëtim në Botëror.

bandicam 2022-11-26 23-17-54-121

Pas golit të Mesit që i dha avantazhin Argjentinës përballë Meksikës, pikërisht Pablo Aimar, një lojtar i cili ka luajtur në nivelet më të larta dhe ka përfaqësuar Argjentinën në arenën ndërkombëtare, nuk mbante dot lotët mes Skalonit e Samuel të cilët po flisnin për taktikat që duhej të përdorte ekipi për të ruajtur avantazhin.

Më pas, kur Argjentina shënoi edhe golin e dytë, ishte vetë Skaloni i cili u përlot në pankinë, i ndërgjegjshëm që skuadra e tij tashmë kishte përsëri në dorë fatin e kualifikimit i cili për shumëkënd dukej i humbur pas disfatës me Arabinë Saudite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"