VIDEO/ Emocione pa fund në “Maradona”, Real Madrid mund Napolin dhe merr kreun e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 23:55

VIDEO/ Emocione pa fund në “Maradona”, Real Madrid mund Napolin dhe merr kreun e grupit

Real Madrid ka siguruar një fitore të rëndësishme për të marrë kreun e Grupit C në Ligën e Kampioneve teksa ka mundur në transfertë Napolin me shifrat 3-2.

naspollll

Vendasit e nisën më mirë, teksa gjetën shpejt avantazhin me Ostigard. Por yjet e madrilenëve bënë diferencën pasi Vinicius fillimisht e më pas Bellingam, përmbysën shifrat për ekipin e Karlo Ançelotit,

Reali dukej në kontroll të plotë të sifdës, por një penallti e shkaktuar nga Naço solli barazimin e Zielinskit dhe hapi përsëri takimin.

U desh një predhë e Valverde që topi të shkonte në traversë, të godiste shpinën e Meret dhe të ndalej në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Realit me shifrat 3-2 që do të rezistonin deri në fund të sfidës.

NAPOLI-REAL MADRID 2-3
19′ Ostigard, 54′ (p) Zielinski / 27′ Vinicius, 34′ Bellingam, 78′ (ag) Meret

sssdassasdasasdaa

NGJARJET KRYESORE

78’ GOOOL REAL MADRID! Pas një goditje këndi, topi shkon te Valverde i cili gjuan me një predhë nga jashtë zonës, sfera ndalet në traversë, prek Meret e përfundon në portë. (VIDEO)

74’ Mundësi e artë për Realin për të shënuar. Fillimisht Vinicius me një gjuajtje të fortë vë në provë Meret, e më pas topi shkon te Bellingam i cili gjuan jashtë me tentativën e tij me kokë.

58′ Mundësi e shkëlqyer e Zielinskit i cili lëshon një predhë nga jashtë zonës, por Kepa grushton me vështirësi dhe shpëton portën.

57′ Kvaratskhelia bën lëvizjen e zakonshme nga e majta, gjuan me forcë por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

53’ GOOOL NAPOLI! Shënon Zielinski me penallti. (VIDEO)

48’-52’ Pritje e gjatë për verifikimin me VAR të një prekje me dorë të Nacco. Gjyqtari më pas shkon vetë të shohë pamjet dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

41’ Politano gjuan nga jashtë zonës, topi përfundon qetësisht në duart e Kepa.

38’ Harkim nga e djathta për Osimhen i cili gjuan fort me kokë por gjen përgjigjen e Kepa. (VIDEO)

34’ GOOOL REAL MADRID! Përmbyset rezultati me Bellingam i cili driblon mes shumë lojtarësh para se të hyjë në zonë e mposhtë Meret. (VIDEO)

27’ GOOOL REAL MADRID! Madrilenët gjejnë golin me anë të brazilianit Vinicius pas një gafe të mbrojtjes napolitane. (VIDEO)

19’ GOOOL NAPOLI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Ostigard me kokë kalon në avantazh vendasit. (VIDEO)

10’ Pas një harkimi në zonë, Bellingam provon të gjuajë fluturimthi por sfera devijohet jashtë. (VIDEO)

5’ Rodrigo shfaqet para Meret dhe lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta, portieri grushton. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

NAPOLI REAL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"