VIDEO / Emocione dhe supergola, Guindo dhe Deliu i japin suksesin Laçit përballë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 15:47

VIDEO / Emocione dhe supergola, Guindo dhe Deliu i japin suksesin Laçit përballë Teutës

Laçi ka marrë tre pikët sot përballë Teutës në një ndeshje plot emocione në “Egnatia Arena” të mbyllur me shifrat 4-2 për skuadrën kurbinase.

teuta laci

Sfida nisi me shumë kujdes nga të dy skuadrat, të cilat evituan rreziqet para portave përkatëse dhe u desh një predhë nga jashtë zone e Aleksit për të hapur serinë e golave. Barazimin i kurbinasve erdhi në shtesën e pjesës së parë me Deliun dhe kjo ndryshoi pak dinamikën e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Laçi ishte më kërkues dhe ndonëse gjeti golin vetëm me penallti me VAR me Guindon, nuk u ndal dhe gjeti edhe golin e 3-1 përsëri me golashënuesin më të mirë të kampionatit. Hebaj hapi ndeshjen dhe pastaj pati mundësinë për të barazuar duelin, por u ndal nga shtylla. Në fund, erdhi edhe goli i dytë personal i Deliut që i vendosi vulën e sfidës dhe ngjiti Laçin në vendin e dytë në renditje dhe konfirmoi krizën pa fund të Teutës.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

TEUTA-LAÇI 2-4
22′ Aleksi, 81′ Hebaj / 45’+3′, 90’+6′  Deliu. 66′ (p), 73′ Guindo

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me rezultatin 4-2 për Laçin.

90’+6’ GOOOL Laçi. Shënon përsëri Deliu me një gjuajtje të jashtëzakonshme nga jashtë zone.

90’+4’ Pikërisht Lushkja i lë vendin Qatos në fushën e lojës.

90’+4’ Lushkja shfaqet para portës dhe gjuan menjëherë, por Qirko grushton topin.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Tjetër rrezik në portën e Laçit, këtë herë me goditjen me kokë të Qaqit i cili nuk gjen katërkëndortin.

90” ndëshkohet me karton të verdhë Van Dejv.

90’ Goditje me kokë e Hebajt. Topi godet shtyllën dhe më pas largohet nga vija fatale nga mbrojtësit e Laçit.

88’ Avdyli hyn në fushë në vend të Idrizajt për të ndihmuar Teutën të shtyjë lojën para në minutat e fundit.

88’ Gjuajtje e fortë e Hebajt në zonë. Nuk koordinohet si duhet për të gjetur portën e Laçit.

86’ Karton i verdhë edhe për Deliun në radhët e Laçit.

82’ Top i gjatë për Hebajn i cili nuk arrin të devijojë para Dajsinanit dhe humb mundësinë të barazojnë shifrat.

82’ Josa largon nga fusha e lojës Mazrekajn dhe Zarubicën. Në vend të tyre aktivizohen Van Dejv dhe Akiniemi.

81’ GOOOL Teuta. Hebaj shkurton diferencën me një goditje me kokë pas një goditje dënimi.

80’ Ziko ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj E. Vilës.

80’ Ziko ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj E. Vilës.

77’ Zëvendësim i dyfishtë te Teuta. Largohen Todorovski dhe Aleksi, në fushë Daja dhe Gruda.

76’ Plaku ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e skuadrës durrsake.

73’ GOOOL Laçi. Deliu nis një harkim perfekt për Guindo i cili me gjuajtjen e tij me kokë mposht përsëri Qirkon.

71’ Mazrekaj mundohet të mbyllë ndeshjen me goditjen e tij me të djathtën, por nuk gjen katërkëndorin.

70’ Hebaj ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Shehut.

66’ GOOOL Laçi. Shënon Guindo me penallti.

65’ Karton i verdhë për Aleksin për protesta.

65’ Pas 3 minutave rishikim me VAR, gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

62’ Pretendojnë për penallti lojtarët e Laçit. Mazrekaj nis topin për Zarubicën i cili pas një kontakti me Kotobellin rrëzohet në zonë. Gjyqtari Bastari shkon të konsultojë VAR për këtë episod.

60’ Përsëri Deliu, këtë herë me një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zonës që del jashtë ngjitur me shtyllën në krahun e majtë të Qirkos.

59’ Deliu provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon jashtë.

51’ Skuadrat janë shumë më të kujdesshme dhe tani ka shpesh faulle në mesfushë për të ndaluar që në start aksione të rrezikshme të kundërshtarëve.

46’ Rifillon ndeshja në “Egnatia Arena”.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+3’ GOOOL Laçi. Harkimi i Mazrekajt nga e djathta gjen Deliun në zonë, teksa ky i fundit me një devijim të shpejtë mposht Qirkon.  

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Pas një goditje dënimi, Shehu ka mundësinë ideale për të dërguar sferën në rrjetë me devijimin e tij para Qirkos, por portieri bën mrekullinë duke ndalur tentativën e mesfushorit i cili më pas gjuan jashtë kuadratit.

43′ Karton i verdhë për Hektor Idrizajn.

40’ Mazrekaj provon me një goditje dënimi nga jashtë zonës, por tentativa e tij përfundon mbi katërkëndorin e Qirkos.

34’ Ndeshja është ndërprerë disa herë në këto minuta për shkak të dëmtimeve nga lojtarët e të dy skuadrave.

28’ Driblim i jashtëzakonshëm i Mazrekajt i cili merr topin në mesfushë dhe driblon këdo që i del para duke hyrë në zonën kundërshtare. Më pas fantazisti i Laçit gjuan në portë por Qirko i përgjigjet me një devijim vendimtar për të çuar sferën në fundore.

22’ GOOOL Teuta. Kryevepër e Aleksit i cili me një gjuajtje nga distanca kalon Dajsinanin dhe dërgon sferën në rrjetë.

20’ Përgjigjet Hebaj nga ana tjetër, me një gjuajtje nga jashtë zonës. Dajsinani përgjigjet duke grushtuar sferën jashtë.

14’ Rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes vjen me njw pasim perfekt të Mazrekajt për Lushkjen. Ky i fundit kontrollon mirë në zonë dhe gjuan, por Qirko i përgjigjet i gatshëm.

6’ Lojë me shumë topa të gjatë nga të dy skuadrat që nuk arrijnë të krijojnë rrezikshmëri në portat kundërshtare.

2’ Lushkja provon menjëherë me të djathtën nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e kurbinasve.

1’ Ndeshja nis me shkelmimin nga qendra të skuadrës së Laçit.

bandicam 2022-01-22 13-48-01-731

1’ Një minutë heshtje nga të dy skuadrat në nderim të ish-futbollistit Robert Jashari i cili u nda sot nga jeta.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Qirko, Qaqi, Idrizaj, Todorovski, Kotobelli, Aleksi, E.Vila, Akuah, L.Vila, Plaku, Hebaj.

LAÇI: Dajsninani, Ziko, Velkosvki, Turkaj, Veliaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Mazrekaj, Zarubica, Guindo.

Teuta-Laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"