VIDEO/ Elis Bakaj shkëlqen në Bjellorusi, gol dhe asist në fitoren e thellë të Shaktjorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 17:35

VIDEO/ Elis Bakaj shkëlqen në Bjellorusi, gol dhe asist në fitoren e thellë të Shaktjorit

Elis Bakaj vazhdon me një formë të shkëlqyer në Bjellorusi. Futbollisti shqiptar, ishte sërish protagonist sot për Shaktjor Soligorsk, në fitoren 5-1 në shtëpi ndaj Slavia Mozyr.

bandicam 2019-11-09 17-32-11-938

Bakaj shërbeu në minutën e 41-të, Bodul, i cili doli saktë para portës, dhe shënoi të dytin për Shaktjorin. Ndërkohë, shqiptari gjeti edhe rrugën e rrjetës, në minutën e 73-të, teksa çoi shifrat në 4-1.

Bakaj u shërbye në hyrjen e zonës teksa ishte i lirë, dhe me të majtën goditi rrafsh me tokën, e me ndihmën edhe të shtyllës pingule, çoi topin në fundin e rrjetës. Në fund, ekipi i shqiptarit mori fitoren, dhe tani e gjen veten në vendin e dytë, 6 pikë më pak se Brest i vendit të parë.

Ndërkohë, pas 28 ndeshjesh, ky ishte goli i 10-të për Bakajn, ndërkohë që ka dhënë edhe 9 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"