VIDEO/ Elis Bakaj protagonist, shënon një super gol në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 20:21

VIDEO/ Elis Bakaj protagonist, shënon një super gol në Ligën e Europës

Elis Bakaj është shndërruar në një protagonist të padiskutueshëm te skuadra bjelloruse Shaktjor Soligorsk. 31-vjeçari nga Tirana ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj uellisianëve të Konahs, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës.

Bakaj

Bakaj dyfishoi shifrat në minutën e 34-të me një super gol, pas topit të kthyer nga muri gjatë një goditje dënimi. Sulmuesi nuk ka hezituar për të gjuajtur me të parën, duke përshëndetur rrjetën. Shaktjori triumfoi me rezultatin 1-3. Në minutën e 60-të Bakaj u ndëshkua me karton të verdhë, ndërkohë që shqiptari u zëvendësua në minutën e 73-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"