VIDEO/ Rudi Garsia dhuron spektakël në konferencë pas eliminimit të Juves: Kam një mesazh për miqtë te Roma, ia dolëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:48

VIDEO/ Rudi Garsia dhuron spektakël në konferencë pas eliminimit të Juves: Kam një mesazh për miqtë te Roma, ia dolëm…

Lioni ia doli të eliminojë Juventusin ditën e djeshme, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe duke i larguar italianët nga ky kompeticion.

RASIA

Sigurisht gëzimi te ekipi francez ishte shumë i madh, sidomos te trajneri i kësaj skuadre, Rudi Garsia. Ky i fundit pas përfundimit të ndeshjes është shfaqur shumë i entuziazmuar, teksa nuk mungoi edhe një moment i veçantë gjatë konferencës.

Pasi gazetarët po i flisnin për kohën kur ai drejtonte Romën, Garsia nuk e kurseu as një mesazh për tifozët verdhekuq: “Shikoj që ju më flisni për kohën kur trajnoja Romën. Kam një mesazh për të gjithë miqtë në Romë dhe tifozët verdhekuq. Ia dolëm djema!”, shprehet Grasia duke bërtitur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"