VIDEO/ Eliminim mes drithërimash, Kukësi jashtë Europës vetëm prej 1 goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 23:49

VIDEO/ Eliminim mes drithërimash, Kukësi jashtë Europës vetëm prej 1 goli

Kukësi e mbylli me një fitore 2-0, ndeshjen e kthimit ndaj Torpedo Kutaisit, por duke parë humbjen 5-2 në ndeshjen e parë, ishte vetëm një gol larg mrekullisë, për të arritur një përmbysje fantastike.

Tifozet

Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena”, u vendos nga dy penallti, nga një për çdo pjesë. Të dyja u fituan nga Rexhinaldo, dhe ishte vetë sulmuesi i afruar këtë merkato te verilindorët, që i shndërroi po vetë në gol.

Ekipi i Cungut pati edhe raste të tjera, me Shkodrën apo Harbën, por mrekullisht, portieri i gjeorgjianëve priti në dy raste, në minutat e fundit, duke i hequr mundësinë Kukësit për një fitore me 3 gola diferencë. Përfundimisht, këtu merr fund aventura europiane e Kukësit.

 

 

Kukësi-Torpedo 2-0 (2-5)

GOL: Rexhinaldo pen. 28′, pen. 76′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. Kukësi-Torpedo 2-0 (2-5)

94′ Karton i verdhë, për Rrumbullakun, për faull taktik.

90′ 5 minuta shtesë.

88’ Tjetër mundësi fantastike, Harba godet, por portieri i Torpedos pret me këmbë në fund.

84’ Ndërrimi i fundit edhe te Torpedo. Në fushë Gegetçkori, del Kimadze.

83’ Cungu kryen edhe zëvendësimin e fundit. Musolli i lë vendin Plakut.

81’ Goditje fantastike e Shkodrës, por portieri devijon në fund.

79’ Kundërsulm i kuksianëve, Harba shërben për Musollin, por ky i fundit gabon gjithçka me një top të gjatë pa adresë.

76’ GOOOL Rexhinaldo shënon sërish nga penalltia.

75’ Sërish penallti, e fiton përsëri Rexhinaldo.

73’ Shkodra provon me të djathtën nga jashtë zone, i rrethuar nga disa futbollistë, por në fund pa shënjestrën e duhur.

69’ Tjetër ndërrim edhe te Torpedo. Hlinka largohet, futet Gigauri.

68’ Probleme muskulore për Dzarian, largohet nga fusha e lojës. Në vendin e tij, Donjet Shkodra.

66’ Maliqi harkon në qendër të zonës, por Dzaria gabon nga shumë pranë portës.

64’ Goditje e fortë nga distanca e Albi Allës, por topi nuk shkon drejt portës.

62’ Zëvendësimi i parë edhe tek Torpedo. Kutalia në vendin e Dolidze.

55’ Harkim në zonën e Torpedos, Harba nuk e arrin dot topin, i cili shkon te Rexhinaldo, por edhe ky i fundit vetëm sa e prek, dhe nuk e shtyn drejt portës.

53’ Zëvendësimi i parë i Cungut, Ethemi i lë vendin Çyrbjes.

52’ Kimadze harkon tek Laçni, ky i fundit godet me kokë, por shtylla shpëton Kukësin.

50’ Rexhinaldo lë një top për Harbën, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

48’ Mundësia e parë në pjesën e dytë, Melo nga hyrja e zonës godet me të djathtën, por pret portieri.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Torpedo 1-0

45′ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

44’ Rrumbullaku harkon bukur në zonë, por Rexhinaldo në goditjen me kokë drejt portës, nuk ka shënjestrën e duhur.

39’ Hlinka shënon për Torpedon me kokë, por gjithçka anulohet për pozicion të parregullt.

37’ Vonesa nga ana e portierit të Torpedos, Kvaskhvadze ndëshkohet me të verdhë.

36′ Karton i verdhë për Melon.

28’ GOOOL Rexhinaldo shënon penalltinë. Kukësi në avantazh.

28’ Penallti për Kukësin, pasi Rexhinaldo rrëzohet në zonë.

25′ Ethemi shkakton faull të ashpër ndaj kundërshtarin në mesin e fushës, gjyqtari nuk e fal nga kartoni i verdhë.

19’ Ndërhyrje e rëndë për Maliqin, shumë pranë zonës së 16 metrave, por arbitri ccuditërisht lejon avantazhin dhe akordon vetëm rivënie fundore për Torpedon.

17′ Melo driblon në krahun e majtë, godet, por në fund nuk gjen dot portën.


15’ Top i bukur për Harbën, i cili shkëputet mbrojtjes, dhe del vetëm me portierin, por gjyqtari anësor akordon një pozicion të dyshimtë jashtë loje.

9′ Godet Musolli nga jashtë zone, por vetëm rrjete e jashtme. Krijohet iluzioni i golit.

8’ Maliqi driblon bukur një kundërshtar në krahun e djathtë, por më pas harkimi lë shumë për të dëshiruar.

5’ Top i lartë në zonën e Torpedos, por portieri kontrollon lehtësisht.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

 

FORMACIONET

KUKËSI: Maloku, Shameti, Alla, Rumbullaku, Maliqi, Musolli, Kordeiro, Dzaria, Ethemi, Harba, Rexhinaldo.

Kutaisi: Kcaskhavadze, Khurtsilava, Tsinstsadze, Kukhianidze, Akatsiky, Kolidze, Kimadze, Marin, Hilinka, Kobakhidze, Lanci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"