VIDEO/ Ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit, talenti i Shqipërisë shënon supergol ndaj Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 23:44

VIDEO/ Ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit, talenti i Shqipërisë shënon supergol ndaj Romës

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Empolit, në kampionatin e të rinjve në Itali.

GOLIII

Futbollisti 18-vjeçar shënoi golin e vetëm për Empolin ditën e djeshme, në humbjen 3-1 ndaj Romës. Në minutën e 67’, Asllani bën një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimit, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës, për të barazuar shifrat.

Një gol mjeshtëror ky i Asllanit, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Aslani është pjesë e kombëtareve të moshave kuqezi, teksa është grumbulluar edhe me Shpresat, por pamundur të bëjë debutimin e tij. Megjithatë duke parë formën e shkëlqyer që lojtari po kalon dhe nëse vazhdon kështu, atëherë nuk do të jetë e largët dita kur do e shikojmë në Kombëtaren A.

Në kampionatin e Primaverave, Empoli renditet në vendin e 10-të me 15 pikë pas 10 javëve kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"