VIDEO/ Ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit, ylli i Italisë dhuron “show” edhe në… plazh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 11:26

VIDEO/ Ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit, ylli i Italisë dhuron “show” edhe në… plazh

Sezoni ka përfunduar dhe shumë lojtarë kanë filluar të shijojnë pushimet përpara nisjes së edicionit të ri futbollistik.

bandicam 2022-06-20 11-16-58-785

Kjo gjë vlen edhe për sulmuesin e Lacios dhe të Italisë, Çiro Imobile, i cili ka zgjedhur të kalojë pushimet e tij në plazh me miqtë e tij.

Në një postim në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, kampioni i Europës me Italinë ka publikuar një video ku edhe pse me pushime ai nuk ndalet së luajturi futboll.

Sulmuesi i bardhekaltërve ekzekuton në mënyrë perfektë një goditje dënimi teksa i jep një kros miqëve të tij të cilët e realizuan mjaft bukur me kokë.

“Një skemë që është provuar 6 muaj më parë”, ishte postimi i 32-vjeçarit.

Në sezonin që përfundoi, Imobile u aktivizua gjithsej me Lacion në Serinë A në 31 ndeshje duke shënuar 27 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste për shokët e ekipit.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"