VIDEO EKSKLUZIVE/ Sherr masiv në finalen e boksit, situata del nga kontrolli! Ndërhyn edhe Policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 23:54

VIDEO EKSKLUZIVE/ Sherr masiv në finalen e boksit, situata del nga kontrolli! Ndërhyn edhe Policia

Sherr masiv në ndeshjen finale të kampionatit shqiptar të boksit të vlefshme për peshën 75 kg. Pas duelit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kane zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.

Sherri masiv logo

Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti. Për momentin ndeshjet finale janë ndërprerë dhe ka ndërhyrë policia ndërsa situata vijon e tensionuar.

SENAD NIKSHIQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"