VIDEO EKSKLUZIVE/ Plas në Peqin, dhunohet barbarisht gjyqtari nga Tirana

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 23:30

Dinamo Grupi A Kampionati Kategoria e pare LAJMI KRYESOR Shkumbini Të fundit Video

VIDEO EKSKLUZIVE/ Plas në Peqin, dhunohet barbarisht gjyqtari nga Tirana

Dhuna në futbollin është një sëmundje që nuk po gjen shërim. Takimi i javës së 11-ë midis Shkumbint dhe Dinamos është mbyllur në mënyrën më të shëmtuar teksa disa tifozë peqinas kanë zbritur në fushë dhe ia janë turrur gjyqtarit kryesor të sfidës Sokol Bebja duke e goditur me grushta.

111111

Revoltimi erdhi për shkak të pretendimeve të skuadrës së Shkumbinit dhe tifozëve të tij në lidhje me gjykimin e Bebjas. Ai është nxjerrë me vështirësi jashtë stadiumit.

Dhuna ndaj gjyqtarit ne Peqin – PANORAMASPORT.AL on Vidnews.

Takimi mes Shkumbinit dhe Dinamos ka qenë tepër i tensionuar dhe në fushë teksa janë marrë 3 kartona të kuq dhe plot 8 të verdhë.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës çdo person që dhunon gjyqtarin apo çdo zyrtar tjetër të takimit dënohet me 1-3 vite burg.

Dinamotivët dhe peqinasit po luftojnë këtë sezon për të shpëtuar nga rënia në Kategorinë e Dytë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com