VIDEO EKSKLUZIVE / Ndizet atmosfera në Njukasëll, salla fillon të mbushet për duelin e Florian Markut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 22:18

VIDEO EKSKLUZIVE / Ndizet atmosfera në Njukasëll, salla fillon të mbushet për duelin e Florian Markut

Florian Marku mbron sot titullin Ndërkombëtar IBF të peshës velter përballë britanikut Kris Xhenkins në Njukasëll dhe padyshim ky është edhe eventi kryesor i “Fight Night” të organizuar nga promotorët e sfidave të sotme në këtë arenë.

boksi

Salla padyshim që do të mbushet me tifozë shqiptarë, të cilët ndjekin kudo të shumtë në numër Florian Markun dhe pritet që mbështetja ndaj tij të jetë e jashtëzakonshme.

Në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, duket se si salla po fillon të mbushet teksa afron edhe orari i ndeshjes së Markut, e cila është kthyer në ngjarjen kryesore të “Fight Night” duke parë pikërisht interesimin e madh që ka për boksierin shqiptar në Angli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"