Video ekskluzive/ Musta e kthen ballkonin në “fushë”, shikoni si stërvitet mbrojtësi i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2020 | 18:06

Video ekskluzive/ Musta e kthen ballkonin në “fushë”, shikoni si stërvitet mbrojtësi i Kukësit

Shqipëria po kalon krizë shëndetësore dhe ekonomike për shkak të pandemisë, e cila ndaloi edhe jetën sportive në vend. Por, çdo e keqe e ka dhe një të mirë kur bëhet fjalë për lojtarë që janë të dëmtuar.

emiliano musta

Koha ka shëruar problemet e dëmtimeve te Kukësi. Kështu, pas sulmuesit Vasil Shkurtaj është mbrojtësi Emiljano Musta i rikuperuari i radhës, i cili pësoi tërheqje muskulore në ndeshjen ndaj Skënderbeut më datën 9 mars. Dy deri në tre javë ishte periudha e rikuperimit, ku Musta edhe pse në kushte shtëpie është stërvitur në mënyrë periodike intensive.

“Panorama Sport” zbulon mënyrën e stërvitjes së një nga mbrojtësve më të mirë të kampionatit në linjën e majtë dhe ju sjell dy video ekskluzive ku lojtari punon në kushtet e shtëpisë. Musta ka qenë mjaft efikas te Kukësi, ku ka shënuar edhe 2 gola të rëndësishëm në 19 takime të luajtura gjatë këtij kampionati.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"