Video ekskluzive/ Lojtarët e Teutës zbresin në fushë, stërvitje në stadium me nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 11:48

Video ekskluzive/ Lojtarët e Teutës zbresin në fushë, stërvitje në stadium me nga…

Lojtarët e Teutës zbresin në fushë. Sot në orën 09:30 janë paraqitur në ambjentet e stadiumit “Niko Dovana” kapiteni Renato Arapi, si dhe mesfushorët Arber Çyrbja dhe Fabian Beqja.

martini teuta logo

Nën drejtimin e përgatitësit atletik, Eduard Salillari, ata janë stërvitur për afro një orë, kryesisht përgatitje fizike në fushën e impiantit. Më pas në orën 11:00 kanë mbërritur në stadium edhe tri lojtarë të tjerë, pikërisht Sherif Kallaku, Lorenco Vila dhe Dejvid Kapllani. I pranishëm ka qenë edhe trajneri Edi Martini, i cili sot ka mbërritur në Durrës.

Ideja e stafi është që të stërvisë me aq mundësi sa ka lojtarët, por duke respektuar rregullat. Pra, ekipi të mos stërvitet në grup, por të ketë alternime si ndodhi sot, ku u stërvitën nga tre lojtarë në dy seanca që zgjatën nga 60 minuta.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"