VIDEO EKSKLUZIVE/ Grushta dhe shkelma mes tifozerive, shikoni momentin e përplasjes në stadiumin “Roza Haxhiu”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 23:10

VIDEO EKSKLUZIVE/ Grushta dhe shkelma mes tifozerive, shikoni momentin e përplasjes në stadiumin “Roza Haxhiu”

Situatë kaotike te Lushnja. Dy golat e pësuara në pjesën e parë ndaj Luzit 2008 në sfidën që po zhvillohet në “Roza Haxhiu” kanë bërë që në tribunën qendrore të plasin grushtat dhe shkelmat.

Lusnja

“Panorama Sport” mëson se rreth minutës së 40-të ka pasur një konfrontim mes tifozëve vendas dhe atyre miq, ndërkohë që ndeshja u ndërpre për disa minuta, deri sa situata u vu në kontroll. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për miqtë. Gazeta ka arritur të sigurojë edhe videon ekskluzive të momentit të përleshjes në tribunën e stadiumit “Roza Haxhiu”:

VIDEO: ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"