VIDEO EKSKLUZIVE/ Futbolli shqiptar kthehet shumë vite pas! Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mungojnë vijëzimet, në skenë del… tallashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 23:53

VIDEO EKSKLUZIVE/ Futbolli shqiptar kthehet shumë vite pas! Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mungojnë vijëzimet, në skenë del… tallashi

Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar. Një episode që të kthen shumë vite prapa u regjistrua në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Këlcyrës dhe Gramozit, e cila përfundoi në barazim 0-0.

Tallashi

Ky takim nisi me 15 minuta vonesë. Edhe pse jemi në vitin 2020 dhe supozohet se futbolli shqiptar ka bërë hapa galopante, në Kategorinë e Dytë, i janë rikthyer sërish tallashit.

Teksa ora shkoi 17:00 dhe skuadrat po bëheshin gati për të zbritur në fushë, befas u vu re se mungonin vijëzimet. Nisur nga ky fakt, klubi i Këlcyrës pa si zgjidhje emergjente tallashin dhe për të mos rrezikuar zhivillimin e ndeshjes fusha u vijëzua në orën 17:15. Këtë gjë klubi i Gramozit e ka cilësuar si skandaloze, teksa kërkon 3 pikët në tavolinë.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video ekskluzive, ku puntorët e fushës vijëzojnë stadiumin me tallash, teksa trajneri Qirjako shpreh ankesat e tij. “Nuk është normale. Hëngrëm golin për vijëzimin atje. Nuk e zhvilloj ndeshjen po nuk u bë bë vijëzimi. Kam ardhur kam paguar lekët, jam lodhur, nuk vij të luaj këtu”, dëgjohet duke bërtitur trajneri Qirjako.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"