VIDEO EKSKLUZIVE/ Ceremonia e finales së Ligës së Konferencës, shihni provat për shfaqjen para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 21:26

VIDEO EKSKLUZIVE/ Ceremonia e finales së Ligës së Konferencës, shihni provat për shfaqjen para ndeshjes

Finalja e Ligës së Konferencës në “Air Albania” më 25 maj do të paraprihet nga një shfaqje spektakolare. Një shfaqje ku gjithçka duhet të jetë në perfeksion, siç e kërkojnë ceremonitë e organizuara nga UEFA për aktivitete të tilla madhore.

Xi9xCqjR

Prej disa ditësh ka nisur përgatitja e saj dhe tashmë po qartësohen edhe detajet e fundit të koreografisë që do të zhvillohet mbi tapetin e stadiumit para zhvillimit të sfidës. Në videon e siguruar nga “Panorama Sport” shihet teksa provohen elementet e koreografisë në një fushë me bar dhe nën ndriçimin e projektorëve, për t’u përshtatur sa më mirë me kushtet në “Air Albania”.

Simulimi i shfaqjes po kryhet në një nga fushat e përfunduara në “Shtëpinë e Futbollit”, zyrat e FSHF-së, ku po bëhen përgatitjet në mënyrë që gjithçka të shkojë në perfeksion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"