VIDEO EKSKLUZIVE/ Ankth dhe festë në Durrës, ja momenti kur përfundon ndeshja dhe tifozët shpërthejnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 23:34

VIDEO EKSKLUZIVE/ Ankth dhe festë në Durrës, ja momenti kur përfundon ndeshja dhe tifozët shpërthejnë

Teuta ia doli të fitojë Kupën e Shqipërisë ditën e sotme, duke mposhtur ne finale Tiranën me rezultatin 2-0.pjimage

Gëzimi te lojtarët e durrsakëve ishte i madh, por edhe më i madh ishte gëzimi te tifozët. Këta të fundit e kishin të pamundur të ishin të pranishëm në stadium ditën e sotme dhe ishin të detyruar ta ndiqnin ndeshjen nga TV.

Në video të siguruar nga “Panorama Sport”, shihen tifozët e Teutës teksa festojnë për këtë arritje të ekipit të tyre, ndërkohë që nuk mungon as ankthi tek ta deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Hamiti. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët kanë shpërthyer menjëherë në festë, duke mos u përmbajtur aspak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"