Video ekskluzive/ 16 gola në 22 ndeshje, ja çfarë bën sot bomberi i Kukësit për të qenë gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 22:28

Video ekskluzive/ 16 gola në 22 ndeshje, ja çfarë bën sot bomberi i Kukësit për të qenë gati

Vasil Shkurtaj përmbushi të gjitha pritshmëritë këtë sezon, edhe pse mbeten për t’u luajtur ende 10 javë kampionat dhe Kupa e Shqipërisë. Sulmuesi i Kukësit shënoi 16 gola në 22 ndeshje, por më pas u ndal nga një dëmtim, ndërsa edhe skuadra verilindore ngeci në rezultate.

vasil shkurtaj

Bomberi vlonjat mori një goditje afër gjurit në ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe mendoi më të keqen, por për fat të mirë rezultoi se nuk kishte këputur ligamentin. Mjekët i thanë që i duhet një muaj kohë për rikuperimin dhe tashmë ndërprerja e kampionatit i shkon përshtat sulmuesit.

“Panorama Sport” ka siguruar një video nga stërvitja indviduale e Shkurtajt në Spanjë, aty ku ndodhet prej ditësh për një terapi itensive. E sigurtë është që pas rifillimit të kampionatit sulmuesi do të jetë gati dhe trajneri Orges Shehi do të ketë një forcë të madhe në repartin e avancuar.

SKERDILAID SULOZEQI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"