VIDEO/ Ekipet ndajnë nga një pikë, goli i Xhejms në sekondat e fundit shokon Teutën

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 14, 2018 | 16:53

VIDEO/ Ekipet ndajnë nga një pikë, goli i Xhejms në sekondat e fundit shokon Teutën

Teuta nuk ia ka dalë të bëjë surprizën në takimin e sotëm përballë Skënderbeut. Durrsakët treguan se do të luftojnë deri në fund për mbijetesë, por goli i pësuar në fund i ul moralin atyre.

skende teuta

Pjesa e parë ishte e qetë dhe të dyja ekipet kishin rastet e tyre, të cilat nuk mundën t’i shfrytëzonin. Në pjesën e dytë Teuta tregoi një fytyrë tjetër, e ndihmuar edhe nga penalltia që fitoi që në minutën e dytë të pjesës së dytë. Hila e shndërroi në gol, por edhe dhe më vonë ata patën raste të pastra shënimi.

ske teut

Gjithsesi, goli i Xhejms ishte vrasës për ta, pasi humbën dy pikë shumë të vlefshme vetëm dy minuta nga fundi.

TEUTA 1-1 SKËNDERBEU

KOMENTI LIVE

92’ Korcarët shokojnë Teutën, Xhejms barazon në minutat e fundit.

90’ Arbitri i katërt akordon minuta 3 shtesë.

86’ Lajthia do të lerë fushën. Në vendin e tij futet Shkalla.

79’ Cfarë rastin për Latif! I vetëm para Shehit godet në duart e gardianit të Skënderbeut ai.

76’ Zëvendësimi i dytë për Teutën. Largohet Dediç nga fusha dhe futet Bilali.

70’ Xhejms bëhet lojtari i parë i takimit që ndëshkohet me karton të verdhë.

68’ Bruno Dita largohet nga fusha për t’i lënë vendin Leonit Abazit.

67’ Soue godet një top me kokë në zonë, por Mocka bën mrekullinë dhe ndal topin në vijën fatale.

63’ Zëvendësimi i parë për Skënderbeun. Del nga fusha Gavazaj dhe hyn Vila.

54’ Rasti i shkëlqyer për të shënuar nga Teuta. Lajthia asistoi për Dedic, i cili gjuajti mirë, por goditja e tij u devijua për goditje nga këndi.

47’ Gooooool Hila kalon në epërsi vendasit nga penalltia.

47’ Ka penallti menjëherë në fillimin e pjesës së dytë e shkaktuar nga Vangjeli në dëm të Beqjas.

46′ Në fillimin e pjesës së dytë, Cyrbja i dëmtuar i ka lënë vendin Krujës.

46’ Fillon pjesa e dytë në Durrës.

Mbyllet pjesa e parë në Durrës, Teuta 0-0 Skënderbeu

45’+ Arbër Çyrbja ngelet i dëmtuar në fundin e pjesës së parë.

45′ Arbiti i katërt akordon 1 minutë shtesë.

42’ E pabesueshme se çfarë humbet Gavazaj. Goditja e tij me të majtën nuk gjen kuadratin.

40’ Esin Hakaj largon edhe një herë topin si duhet, pas një rreziku që i vinte nga mbrapa krahëve.

33’ Soue nuk arriti të ndalte si duhet që top që vinte nga mbrojtja, e uli m dorë ai.

30’ Mundësi e mirë nga goditja e këndit për Teutën, por Bilali nuk arriti dot topin që u largua nga mbrojtja mike. Më pas, Lajthia tentoi një goditje nga jashtë zonës, E rrezikshme, por jashtë gjithsesi!

28’ Xhejms dhe Soue kërkojnë të nxjerrin para Skënderbeun me disa kombinime të mira midis tyre, por Hakaj arriti të mbyllte aksionin.

25’ Çyrbja tenton të marrë krahun e djathtë , por Nimaga e largon topin për goditje nga këndi.

23’ Beqja shkakton një faull në krahun e djathtë në dëm të Gavazaj.

21’ Amadu mund të ndëshkonte Skënderbeun me kokë nga brenda zonës së Skënderbeut, por Radas largoi topin në goditje këndi.

14’ Dita tentoi të godiste me kokë, por nuk arriti të gjente kuadratin.

13’ Gjorgjevski shkakton një faull në dëm të Ditës shumë afër portës.

12’ Kombinime të bukura midis Soue dhe Xhejms, por nuk arrijnë dot të gjejnë pasën finale.

10’ Amadu fiton një tjetër goditje dënimi për Teutën e shkaktuar nga Aliti.

9’ Dediç krosoi saktë nga një goditje dënimi, por topi u largua nga mbrojtja mike

7’ Ekipi vendas po qarkullon topin në këto minuta të para, në pritje të ndonjë gabimi të miqve, por nuk lëshon pe Skënderbeu.

1′ Nis sfida në Durrës.

Formacionet zyrtare:

TEUTA: Moçka, Hakaj, Hrkaç, Bilali, Beqja, Xhorxhevski, Lajthia, Hila, Dedic, Çyrbja, Latif. Trajner: Gentian Begeja

SKËNDEREBU: Shehi, Mici, Radas, Aliti, Osmani, Vangjeli, Nimaga, Dita, Lilaj, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner Ilir Daja






www.minuta90.com