VIDEO/ “Eh çfarë bën Banushi”, lideri i Veleçikut realizon supergol nga goditja e këndit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 20:24

VIDEO/ “Eh çfarë bën Banushi”, lideri i Veleçikut realizon supergol nga goditja e këndit

Komentet speciale të gazetarit sportive, Bashkim Ramekaj, që mbulon skuadrën e Veleçikut, janë bërë “hit” vitet e fundit në rrjetet sociale. Një ndër protagonistët absolut, që ka mrekulluar me golat e tij të çmendur, ka qenë padyshim lideri i Veleçikut, Arsen Banushi, që duket se me rifillimin e sezonit të ri futbollistik, ka rrëmbyer skenën.

BANUSHI

Kapiteni i skuadrës koplikase, realizoi një gol spektakolar në duelin paraeliminator të Kupës së Shqipërisë, në minutën e 16-të, ndaj Murlanit, në sfidën që u fitua me rezultatin 3-0 nga Veleçiku. Nuk mund të mungonte komenti special i Bashkim Ramekajt, në golin e Banushit.

“Banushi merr hov, hark brenda zonës, ka shkuar topi direkt! Eh çfarë bën Banushi, eh çfarë bën Banushi, eh çfarë bën Banushi! Shfaqet edhe në këtë Kupë të Republikës”, dëgjohet të komentojë Ramekaj.

@banushaj15♬ suono originale – ArsenBanushaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"