VIDEO/ Egnatia tani është kërcënuese, mund Vllazninë dhe e arrin në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 0:19

VIDEO/ Egnatia tani është kërcënuese, mund Vllazninë dhe e arrin në renditje

Egnatia ka lënë pas startin e ngadaltë të kampionatit dhe ka konfirmuar pretendimet që ka në këtë edicion, duke mundur dhe dominuar plotësisht Vllazninë.

egnatia vllaznia

Rrogozhinasit kanë fituar me shifrat 3-0 ndaj shkodranëve të cilët lanë për të dëshiruar me paraqitjen e tyre në fushën e lojës dhe nuk arritën në thuajse asnjë moment të shfaqeshin rrezikshëm para portës së Sherrit.

Fitorja çon Egnatian përkohësisht në vendin e dytë në renditje, me po aq pikë sa Vllaznia dhe e përfshin atë në grupin e skuadrave të cilat tani pretendojnë për një vend në Europë.

EGNATIA-VLLAZNIA 3-0
22′ Delarzh, 24′ Musta, 57′ Camaj

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Egnatias.

90’+2’ Juriç ndëshkohet me karton të verdhë.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Mihana ka mundësinë që të thellojë shifrat teksa shfaqet i vetëm para Zogoviç, por fluturon sferën mbi traversë.

89’ Selita merr vendin e Mustës i cili largohet nga fusha mes duartrokitjeve.

86’ Shkodranët kanë iniciativën në minutat e fundit, por nuk gjejnë mënyrën për të hyrë në zonë dhe për t’u shfaqur rrezikshëm para Sherrit.

82’ Kacbufi ndëshkohet me karton të verdhë.

81’ Hyseni merr vendin e Zejnullait te Egnatia ndërsa Delaj hyn në vend të Malës në këto minuta te shkodranët.

73’ Gjuajtje e fortë e Malës i cili tenton të zgjojë ekipin e tij, por sfera nuk gjen katërkëndorin e Sherrit.

69’ Aralica merr vendin e Kainës në radhët e shkodranëve.

68’ Top në thellësi për Delarxh, del Zogoviç dhe kontrollon sferën.

57’ GOOOL EGNATIA! Harkim perfekt i Fernando nga e djathta, Camaj me kokë tund rrjetën e Zogoviç.

55’ Vllaznia u shfaq më kërkuese në minutat e parë të pjesës, por pak nga pak i lëshoi përsëri kontrollin e lojës rrogozhinasve.

51’ Gjuajtje parabël e Zejnullait nga jashtë zonës, Zogoviç me vështirësi devijon sferën mbi traversë.

46’ Nis pjesa e dytë me katër zëvendësime. Xhekosn dhe BamBam dalin nga fusha duke u zëvendësuar nga Mihana dhe Camaj, ndërsa te Vllaznia largohen Heriç e Hoxhaj për t’i bërë vend Vulajt e Krujës.

45’+4’ Mbyllet me shifrat 2-0 për Egnatian pjesa e parë.

45’+1’ Goditje dënimi interesante në krahun e djathtë për Vllazninë, por Heriç gabon gjithçka me harkimin e tij duke fluturuar sferën direkt jashtë.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

41’ Top në thellësi i Delarzh për BamBam, por ky i fundit nuk arrin sferën që të devijojë drejt portës.

38’ Zëvendësim i detyrueshëm te Vllaznia me Alivodën i cili merr vendin e Boshnjakut të dëmtuar.

34’ Kontroll i gjatë i topit i Egnatias e cila ka ulur pak ritmin në këto minuta dhe po mendon që të administrojë rezultatin.

28’ Goditja e dyfishtë është shumë e rëndë për Vllazninë që tashmë humb topin lehtësisht në sulm dhe lë shumë hapësira mbrapa, duke i dhënë mundësinë vendasve të kundërsulmojnë.

24’ GOOOL EGNATIA! Tjetër aksion i shpejtë i rrogozhinasve që finalizohet me anë të Mustës. Kërkohet ndërhyrja e VAR për një pozicion jashtë loje, pasi goli fillimisht u anulua dhe në fund sinjalizohet se është gol i vlefshëm. 2-0

22’ GOOOL EGNATIA! Musta niset nga gjysmëfusha e tij dhe kalon këdo që i del përpara, ndërsa më pas pason topin te Delarxh i cili nuk gabon. 1-0.

20’ Xhekson në krahun e majtë arrin të nisë një harkim interesant në shtyllën e parë, por Juriࡗ ia del të largojë sferën.

18’ Gurishta tenton të shpërthejë në krahun e djathtë, por Musta vjen me shpejtësi dhe i largon topin, duke fituar edhe një faull.

10’ Pak hapësira për të rrezikuar, skuadrat ndalojnë edhe me faulle të shpeshtë aksionet e kundërshtarëve.

5’ Jonuzi tenton nga distanca, gjuajtja nuk është e fortë sa për të shqetësuar Sherrin.

4’ Goditje dënimi e Heriç nga e djathta, topi i harkuar në zonë largohet me vështirësi nga mbrojtja vendase.

1’ Nis dueli në stadiumin e Rrogozhinës.

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Zejnullai, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, BamBam. Trajner: Edlir Tetova.

VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli; Jonuzi, Boshnjaku, Heriç; Mala, Kaina Nunjesh, A. Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Kreshnik Cjapi (Fier)

Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)

Asistent i dytë – Orgest Grabova (Fier)

Arbitër i katërt – Dorjan Maletaj (Tropojë)

VAR – Olsion Yzeiraj (Patos)

AVAR – Marjus Qose (Lushnje)

WhatsApp Image 2022-09-10 at 2.43.10 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"