VIDEO/ Egnatia shuan ëndrrat europiane të Kukësit, tre gola për të ndjekur objektivin historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 0:10

VIDEO/ Egnatia shuan ëndrrat europiane të Kukësit, tre gola për të ndjekur objektivin historik

Egnatia ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme 3-0 ndaj Kukësit në transfertë, duke vazhduar të jetë në ndjekje të skuadrave të kreut, teksa ka nxjerrë verilindorët jashtë garës për një vend në Europë.

bandicam 2023-04-01 15-14-21-076

Rrogozhinasit kanë bërë një ndeshje shumë të kujdesshme, duke u mbrojtur mirë dhe duke goditur në kundërsulm me Duamenan. Ky i fundit gjeti rrjetën me rastin e parë që iu shfaq, ndërsa në të dytën fitoi penalltinë që Xhekson e ktheu në gol.

Në fund, erdhi edhe goli i Fernando, i cili vulosi një fitore bindëse 3-0 që mban Egnatian në zonën e Europës, teksa largon thuajse përfundimisht ekipin e Hallaçit nga pretendimet për të siguruar nëpërmjet kampionatit një vend në aktivitetet ndërkombëtare.

KUKËSI-EGNATIA 0-3
44′ Duamena, 62′ (p) Xhekson , 90′ Fernando

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Egnatias.

90’+1’ Duamena i lë vendin në fushë Xhejms në radhët e Egnatias.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ GOOOL EGNATIA! Fernando dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje të fortë që mposht Tafas.

89’ Top në thellësi për Duamenën, Ebert ndërhyn në momentin e fundit dhe i heq topin nga këmbët duke mos e lejuar të gjuajë në portë.

88’ Rashiti ndëshkohet me karton të verdhë pas një momenti tensioni me Emsis.

85’ Ndreca tenton edhe ai nga jashtë zonës, por pa gjetur portën e miqve.

83’ Xhekson i lë vendin Paulauskas në minutat e fundit të duelit në radhët e Egnatias.

79’ Gjuajtje e fortë e Rashitit nga jashtë zonës, Sherri kontrollon me vështirësi.

76’ Sula hyn në fushë në vend të Abdu te skuadra e Kukësit.

74’ Mëllugja dhe Kasa lënë fushën e lojës për Egnatian me Lilën dhe Emsis të cilët marrin vendin e tyre.

70’ Pas një harkimi nga një goditje nga këndi, Rashiti nuk ia del të mposhtë Sherrin edhe pse pak hapa larg tij.

67’ Basha i lë vendin në fushë Hasajt, ndërsa Sh. Taipi i lë vendin Gabriel Barbosës te Kukësi.

62’ GOOOL EGNATIA! Shënon Xhekson me penallti.

62’ Pas 3 minutash vëzhgim me VAR, Myrtja bën shenjë nga pika e bardhë.

58’ Musta nga gjysmëfusha e tij tenton portën duke gjetur të papërgatitur Tafas i cili kthehet me vështirësi dhe largon sferën pa kaluar vijën fatale. Duamena vjen me shpejtësi dhe ka një kontakt me portierin, me rrogozhinasit që kërkojnë penallti.

57’ Lamçe dhe Xhonson largohen nga fusha, teksa aktivizohen Peposhi dhe Dragoshi për Kukësin.

54’ Pas një topi që nuk largohet mirë nga zona, Zejnullai gjuan në pozicion ballor, por dërgon sferën në duart e Tafas.

52’ Shumë qarkullim topi në të dy anët e fushës, me ritëm të lartë të lojës. Por askush nuk ia del të gjejë hapësirën për të gjuajtur në portë, me Tafas dhe Sherrin që janë spektatorë në këto minuta.

46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin minimal të Egnatias pjesa e parë e duelit.

45’+2’ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ GOOOL EGNATIA! Një gabim i Abdu sjell pasimin e Fernando për Duamena i cili shfaqet para portës dhe sulmuesi nuk gabon duke mposhtur Tafas.

38’ Kasa është i vetëm në zonë në të djathtën por nuk gjuan drejt portës, duke preferuar të pasojë drejt qendrës. Atje askush nuk arrin të devijojë topin, me një tjetër mundësi të shpërdoruar nga miqtë.

35’ Rast i pabesueshëm i miqve me Zejnullain i cili shfaqet i vetëm para portës, por nuk gjen shënjestrën e duhur duke çuar topin jashtë nga një pozicion shumë i favorshëm.

32’ Një gjuajtje e fortë e Ndrecës kthehet në një asist për Rashitin i cili i vjedh kohën Sherrit në dalje, por me kokë dërgon sferën jashtë katërkëndorit.

29’ Rrogozhinasit pretendojnë për penallti, pasi Duamena hyn në zonë dhe nuk godet topin e rrëzohet në momentin kur Xhonson i vjen pas krahëve. Gjyqtari Indrit Myrtja bën shenjë që loja të vazhdojë, ndërsa edhe VAR më pas siguron që nuk ka kontakt.

29’ Rashiti shpërthen në krahun e djathtë pas një sugjerimi perfekt të Bashës, por kthesa e sulmuesit drejt qendrës ndalet nga mbrojtja rrogozhinase.

24’ Xhonson provon edhe ai me një gjuajtje nga e majta e cila devijohet dhe përfundon larg katërkëndorit.

21’ Zejnullai tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe kalon rrezikshëm mbi katërkëndorin e Tafas.

15’ Skuadrat tashmë janë të vendosura më të kujdesshme në fushën e lojës, me manovrën e cila zhvillohet kryesisht në mesfushë, pa shumë rreziqe në portat kundërshtare.

10’ Fangaj nga e djathta nis topin në qendër, Ebert e devijon në këndore.

8’ Një gjuajtje e Fernandos përfundon lehtë në duart e Tafas pas një devijimi.

6’ Fernando në të djathtën tenton të afrohet drejt portës, por në fund fiton vetëm një këndore.

1’ Nis ndeshja në “Kukës Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Sh. Taipi, Mbarak, Basha, Gj. Taipi, Ovusu, Rashiti.

Trajner: Rraman Hallaçi

EHNATIA: Sherri, Fangaj, Atanda, Memolla, Musta, Mëllugja, Zejnullai, Fernando, Kasa, Xhekson, Duamena.

Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"