VIDEO/ Egnatia gjen fitoren e parë në Superiore, rrogozhinasit mposhtin Laçin në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2022 | 0:03

VIDEO/ Egnatia gjen fitoren e parë në Superiore, rrogozhinasit mposhtin Laçin në transfertë

Egnatia ka arritur fitoren e parë në Superiore për këtë sezon duke mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 0-1.

egnatia

Sfida nisi e balancuar për të dyja skuadrat, ku nuk munguan rastet nga të dy kampet në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për rrogozhinasit, që gjetën golin me Delarzh që në sekondat e para të fraksionit të dytë të lojës. Gjithashtu Delarzh gjeti dhe golin e dytë, por VAR-i e anulojë për gol të parregullt.

Laçi u mundua të reagonte, por nuk ja doli të gjente rrjetën.

Kështu Egnatia merr tre pikët e para të këtij sezoni, ndërsa skuadra kurbinase vazhdon të qëndrojë me tre pikë të cilat i mori në javën e parë, kur mundi Teutën.

REZULTATI: Laçi-Egnatia 0-1

46′ Delarzh

KOMENTI LIVE:

90+7′ Mbyllet sfida!

90+5′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Delarzh dhe futet Selita.

90′ Ka 5 minuta shtesë.

79′ Babatunde jep një top të bukur për Spahiun, me këtë të fundit që me një goditje me kokë e dërgon topin jashtë.

78′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Xhekson dhe futet Lila.

76′ Vjen vendimi i VAR, goli anulohet për pozicion të parregullt.

72’ Delarzh ndëshkon sërish Laçin, pas një topi të dhënë bukur nga Musta.

65′ Tre zëvendësime te Laçi. Largohen Mazrekaj, Ivkoviç dhe Alla, në vendet e tyre futen Peterman, Prengaj dhe Babatunde.

62′ Tjetër karton i verdhë për Egnatian, ndëshkohet Zejnullai.

56′ Alla lëshon një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

54′ Zëvendësim te Egnatia, largohet Hamzat i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Redon Mihana.

50′ Hamzat ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Zikos.

46′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Delarzh shkëputet mirë pas një topi të marrë dhe i vetëm me Dajsinanin nuk gabon.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Ka 2 minuta shtesë.

35′ Hamzat gjeti hapësirë dhe goditi menjëherë me të djathtën, por tentativa e tij shkoi mbi kuadrat.

34′ Gjyqtari ndal lojën për një moment pas një dëmtimi të Albi Allës.

30′ Delarzh lëshon një gjuajtje me të parën për të surprizuar Dajsinanin, por tenativa e tij ishte e dobët dhe shkon jashtë.

25′ Xhekson tenton një gjuajtje me të djathtën, por Dajsinani e ndalon me siguri.

24′ Ziko tentoi të gjente shokët me një krosim, por harkimi i tij përfundon jashtë.

18’ Mazrekaj kërkoi të surprizonte Sherrin me një gjuajtje nga një pozicion i vështirë, por portieri i rrogozhinasve u tregua i vëmendshëm duke ndalur topin.

14′ Mazrekaj lëshon një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit, por tentative e tij ndalet nga portieri.

9′ Spahiu jep një krosim nga goditja e këndit dhe topin e gjen Alla me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Alla, Velkovski, Ziko; Manellari, Turkaj, Spahiu; Adeleke, Ivkoviç, Mazrekaj. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

EGNATIA – Sherri; Fangaj, Malota, Atanda, Kacbufi; Zejnullai, Hamzat, Medeiros; Delarzh, Xhekson, Musta. Trajner: Edlir Tetova.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Olsion Yzeiraj (Patos)

Asistent i parë – Nuri Rrapaj (Patos)

Asistent i dytë – Rejdi Zajimi (Tiranë)

Arbitër i katërt – Olti Cela (Lushnje)

VAR – Kreshnik Cjapi (Fier)

AVAR – Orlando Kuka (Tiranë)

WhatsApp Image 2022-09-04 at 2.51.54 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"