VIDEO/ Egnatia dhe Vllaznia nuk dinë të fitojnë, në Rrogozhinë përfundojnë në “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2021 | 15:42

VIDEO/ Egnatia dhe Vllaznia nuk dinë të fitojnë, në Rrogozhinë përfundojnë në “paqe”

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja që ul siparin e javës së tetë të Kategorisë Superiore, Egnatia-Vllaznia në stadiumin “Arena Egnatia”.

EGNATIA VLLAZNIA

Kjo është sfida e tretë radhazi pa fitore për të dyja ekipet që shpërdorojnë mundësinë e kthesës.

Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 15′ me anë të Besar Isenit i cili me një “silurë” jashtë zone ka shënuar një supergol duke dërguar peshë tifozerinë rrogozhinase.

Në fundin e pjesës së dytë, Liridon Latifi ka fituar një penallti pas një kontakti që kishte me portierin Bruno Puja, dhe në minutën e 45′ ishte pikërisht Latifi i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metrave.

Me këtë barazim skuadra e Egnatias renditet në vendin e 6 në kuotën e 10 pikëve, po aq sa dhe Vllaznia e cila klasifikohet në vendin e 5.

FT | EGNATIA 1-1 VLLAZNIA

Iseni 15′ / Latifi (p) 45′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt akordon 3′ minuta shtesë!

85′ Skuadra shkodrane kryen sërish zëvendësim, ku largohet Viktor Da Silva dhe në vendin e tij futet Elvedin Heriç.

75′ Vllaznia kryen dy zëvendësime largohen, Latifi dhe Kruja për t’i bërë vend Hoxhajt dhe Mustedanagiç.

73′ Egnatia kryen tre zëvendësime menjëherë teksa largohet Pedro Augusto, Xhekson dhe Arbër Çyrbja për t’i bërë vend Gadi dhe Bardhi dhe Lila.

67′ Vllaznia pretendon për penallti teksa Latifi godet me kokë dhe topi prek dorën e Ymeralilajt. Arbitri kryesor, Kreshnik Bajramaj vazhdon lojën.

65′ Egnatia kryen zëvendësimin e dytë teksa largohet Demir Imeri dhe futet në fushën e blertë ish-i i madh i kësaj sfide, Ndriçim Shtubina.

60′ Krivanjeva merr ndihmën mjekësore pas atij dyluftimi që kishte me Dianje, por pa probleme për mbrojtësin e rrogozhinasve.

52′ Zëvendësim i detyruar për Egnatian teksa largohet i dëmtuar autori i golit, Besar Iseni dhe në vendin e tij Alesandro Kacbufi.

47′ Egnatia pranë golit të dytë teksa Demir Imeri tenton nga distanca supergolin, por topi përplaset në traversë

46′ Nis pjesa e dytë! Egnatia luan topin e parë e fraksionit të dytë të lojës.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ GOOOOL VLLAZNIA 1-1! Shkodranët rikthejnë baraspeshën me Liridon Latifin me penallti.

44′ Ka penallti për skuadrën e Vllaznisë, Liridon Latifi pengohet në zonë nga portieri i Egnatias, Bruno Puja. Fillimisht arbitri kryesor Kreshnik Bajramaj vazhdoi lojën, por arbitri u thirr nga salla e VAR-it dhe Bajramaj akordon 11-metërsh për shkodranët.

41′ Vllaznia sulmon duke kërkuar vazhdimisht golin e barazimit, Jonuzi provon me kokë nga këndi por topi përfundon jashtë.

30′ Skuadra shkodrane është duke tentuar disa herë për të kërkuar barazimin e rezultatit me disa tentativa para portës.

16′ GOOOOL EGNATIA 1-0! Skuadra rrogozhinase zhbllokon sfidën, teksa Besar Iseni me një “silurë” nga jashtë zone realizon një supergol.

14′ Të dyja skuadrat provojnë të dalin përpara për të gjetur hapësirat e mundshme për realizim.

3′ Tentativa e parë e takimit vjen nga Egnatia, ku Demir Imeri provon portën, por topi përfundon lart traversës.

1′ Starton sfida! Vllaznia shkelmon topin e parë të ndeshjes.

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça,  Xhekson, Iseni, Çyrbja, Telushi, Imeri, Pedro. Trajner: Gugash Magani.

VLLAZNIA – Zogoviç, Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Krzmi, Kruja, Jonuyi, Aralica, Da Silva, Latifi. Trajner: Thomas Brdariç.

Arbitër: Kreshnik Bajramaj

Asistent i parë: Renato Malaj

Asistent i dytë: Xhuljo Mani

Arbitër i katërt: Olti Çela

VAR: Florjan Lata

AVAR: Denis Rexha

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"