VIDEO/ Egnatia dhe Skënderbeu ndalen në barazim, rrogozhinasit kualifikohen për në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 23:20

VIDEO/ Egnatia dhe Skënderbeu ndalen në barazim, rrogozhinasit kualifikohen për në çerekfinale

Egnatia ka arritur të kualifikohet në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë në Grupin B, edhe pas barazimit 1-1 që mori me Skënderbeun në Rrogozhinë.

bandicam 2023-02-02 14-13-05-769

Korçarët provuan deri në fund për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe në fundin e pjesës së parë të lojës, një autogol nga Agbekpornu i kaloi ata në avantazh.

Por në pjesën e dytë, ishte Fernando i cili me një supergol rivendosi baraspeshën.

Kështu Egnatai vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Shqipërisë, ndërsa Skënderbeu duhet të përqendrohet vetëm te kampionati.

REZULTATI:

EGNATIA 1-1 SKËNDERBEU (1-0)

Fernando 54′ / Agbekpornu (A.G) 45+2′

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida!

90+2′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Paulauskas dhe në vendin e tij futet Meçja.

90+1′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Temitope dhe në vendin e tij futet Beçka.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

80′ Zëvendësim i dyfishtë te Skënderbeu. Largohen Zejnullari dhe Lika, në vendet e tyre futen Pecani dhe Moses.

79′ Lila ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

69′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Nikaj dhe në vendin e tij futet Sumaila.

65′ Musta provon me një gjuajtje në hyrje të zonës dhe Alliu tregohet i vëmendshëm duke e ndalur tentativën.

59′ Duamen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Alliu arrin ta kontrolljë në dy kohë.

54′ GOOOL EGNATIA 1-1/ Fernando lëshon një gjuajtje nga distanca dhe e çon në fundin e rrjetës.

46′ Tre zëvendësime te Egnatia. Largohen Kasa, Xhekson dhe Emsis. Në vendet e tyre futen Duamena, Zejnullai dhe Fernando.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Lika hedh një krosim drejt zonës dhe Agbekpornu e devijon drejt portës së tij.

45+1′ Temitope ndëshkohet me karton të verdhë [as një ndërhyrje të gabuar.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

39′ Liço provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

36′ Qarkullime të topit nga të dyja skuadrat, me lojën që pëqendrohet më së shumti në mesfushë.

21′ Kasa provon me një gjuajtje mjaft të bukur me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.

20′ Kasa provon me një krosim drejt zonës, por Alliu e kontrollon pa probleme në duar.

9′ Temitope rrëmben një top të humbur nga Kacbufi dhe i vetëm përballë Sherrit nuk arrin dot të shënojë.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Lila, Kacbufi, Kasa, Musta, Mëllugja, Emsis, Malota, Xhekson, Paulauskas, Agbekpornu.

Trajner: Edlir Tetova

SKËNDERBEU: Alliu, Frashëri, Randi, Prençi, Idrizaj, Zenullai, Liço, Moraesh, Lika, Temitope, Nikaj.

Trajner: Ivan Gvozdoneviç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"