VIDEO/ Egnatia dhe Skënderbeu ndajnë një pikë mes tensionit, Bekim Rexhepi heroi i korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 20:00

VIDEO/ Egnatia dhe Skënderbeu ndajnë një pikë mes tensionit, Bekim Rexhepi heroi i korçarëve

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida mes Egnatias dhe Skënderbeut ku të dyja skuadrat ndanë një pikë mes rasteve të shumta dhe tensionit. 

bandicam 2021-09-27 15-41-11-132

Ishte një ndeshje e fortë e luftuar nga të dyja skuadrat. Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me anë të Kabral i cili realizoi një supergol. Por 2 minuta më vonë, Elvi Berisha barazoi shifrat duke përfituar nga një përgjumje në mbrojtje e Egnatias.

Pjesa e dytë u luajt mes rasteve të shumta, por vetëm kaq, të dyja skuadrat ndajnë një pikë mes tensioni ku nuk munguan dhe përplasje fizike.

FT| EGNATIA-SKËNDERBEU 1-1

Kabral 16′ / Berisha 18′

KOMENTI LIVE

Përfundon takimit! Egnatia dhe Skënderbeu ndajnë pikët pas një ndeshje të luajtur mes tensionit dhe nervave, ku hero u bë portieri i korçarëve Bekim Rexhepi i cili bëri një superpritje në minutën e fundit të takimit. 

96′ Bekim Rexhepi bën heroin. Portieri i Skënderbeut shpëton skuadrën nga një gol i sigurt pas goditjes së Gadit. Tjetër rast i humbur nga sulmuesi i rrogozhinasve.

93′ E pabesueshme çfarë humbet Gadi, sulmuesi i sapofutur në fushë ul keq një top duke mos arritur të godasë i vetëm përballë portierit.

92′ Pusi provon të jetë i rrezikshëm. Sulmuesi i korçarëve godet fort pas një pasimi të Vangjelit, por gjuajtja e tij përfundon mbi kuadratin e portës.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 6 minuta shtesë.

89′ Del nga fusha e lojës Elvi Berisha, në vend të tij Belajdi Pusi.

87′ Largohet Allmuça për Egnatian, në fushë Gadi.

82′ Tension në fushën e lojës, Bruno Telushi ndëshkohet me karton të verdhë pasi situata doli jashtë kontrolli për një pretendim të Elvi Berishës për penallti. Lojtarë të dyja skuadrat u bënë pjesë e një tensioni, teksa nga pamjet shikohet kontakti fizik i Berishës me Telushin.

77′ Zëvendësim në radhët e Skënderbeut, largohet Uerdi Mara në vend të tij Denis Dovuna.

74′ Goditje nga këndi për Egnatian, Telushi pretendon për një 11 metërsh pas një kontakti në zonë me Elvi Berishën. Loja ndërpritet pasi gjyqtari do të konsultohet me sistemin VAR.

71′ Tjetër zëvendësim në radhët e Egnatias. Largohen Kabral dhe Demir Imeri në fushë Artur Magani dhe Ndraxhi.

67′ Tjetër shans i shpërdoruar nga Skënderbeu. Elvi Berisha shërben bukur për Uerdi Marën, por mesfushori godet keq duke humbur një mundësi të artë për golin e avantazhit.

66′ Krivanjeva mbetet i dëmtuar. Futbollisti i Egnatias largohet nga loja dhe mbetet i shtrirë jashtë fushe duke marrë ndihmën e mjekëve.

60′ Largohet Ndriçim Shtubina, në lojë Arbër Çyrbja. Gjithashtu largohet dhe  Timis Bardis vendin e tij e zë Iseni.

59′ E pabesueshme çfarë humbet Bismark. Pas një aksioni personal nga ana e Uerdi Marës, sulmuesi Bismark gjendet i vetëm përballë portierit, por gabon gjithçka. Gjyqtari ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

53′ Zëvendësim në radhët e korçarëve, largohet Mensah. Vendin e tij e zë Bismark.

52′ Ndërpritet sfida. Një duel në mesfushë midis Mensah dhe Kacbufit përfundon me shtrirjen në fushë të këtij të fundit pas pretendimeve për një goditje në fytyrë nga ana e sulmuesit të korçarëve. Gjyqtari konsultohet me VAR-in, por nuk ka asgjë për Mensah. Loja rinis sërish.

50′ Meksi fiton një faull në mesfushë pas duelit me Allmuçën.

48′ Përplasje e fortë në mesfushë, Imeri mbetet i dëmtuar pas kontaktit me Vitijën. Stafi mjekësor ndërhyn në fushë pas kërkesës së arbitrit.

46′ Starton pjesa e dytë, skuadrat në fushë për fitore.

Mbyllet pjesa e parë! Përfundojnë 45 minutat e para në barazimi 1-1. Egantia gjeti golin e para me Kabral, por Elvi Berisha barazoi gjithçka dy minuta më vonë duke lënë gjithçka të hapur në këtë takim. 

46′ Provon Skënderbeu të dalë shpejtë me Mensah, por sulmuesi kryen faull ndaj Franc Ymeralilajt duke shuar një aksion të rrezikshëm të korçarëve.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 1 minutë shtesë.

43′ Zguro provon të nxjerrë Skënderbeun para, por Mara kryen faull në sulm ndaj Agbekpornu.

39′ Çfarë rasti për Egnatian. Kacbufi sjell iluzionin e golit pas një goditje të bukur me kokë pas krosimit të Demir Imerit nga këndorja. Frikë në portën e korçarëve.

38′ Goditja e parë nga këndi i takon Egnatias, rrogozhinasit tentojnë të jenë të rrezikshëm.

37′ Uerdi Mara provon një aksion personal, mesfushori mban bukur topin, godet nga jashtë zone por goditja është krejtësisht e gabuar.

33′ Skënderbeu provon të dalë me shpejtësi në kundërsulm, por Mensah ndodhet në pozicion jashtë loje.

32′ Egnatia provon me një goditje dënimi, por aksioni shuhet shpejt pas një moskuptimi ndërmjet rrogozhinasve,

29′ Migen Memelli irritohet me gjyqtarin e katërt pas një vendimi të gjyqtarit kryesor për një rivënie anësore në dëm të korçarëve.

25′ Karton i verdhë për Kosta Vangjelin. Mesfushori i korçarëve ndalon me faull në mesfushë Agbekpornun duke u ndëshkuar nga gjyqtari.

23′ Goditje dënimë për Egnatian, Bruno Telushi kroson në zonë por topi nuk shfrytëzohet nga askush. Krivanjeva tenton ta rikthejë sërish në zonën e Skënderbeut, por portieri Rexhepi reagon duke larguar rrezikun.

18′ GOOOOOOL Skënderbeu 1-1/ Çmenduri në Arena Egnatia. Elvi Berisha barazon shifrat menjëherë duke realizuar pas një lëvizje fantastike në zonë.

16′ GOOOOOOL Egnatia 1-0/ Rrogozhinasit në avantazh, braziliani Kabral realizon një gol mjaft të bukur duke lënë të palëvizur portierin Rexhepi. 

11′ Sërish protagonist Demir Imeri, mesfushori fiton një goditje dënimi në një kënd të rrezikshëm për portën e korçarëve.

9′ Shkëndija e parë e takimit, Demir Imeri provon nga distanca, por Rexhepi tregohet mjaft i vëmendshëm duke grushtuar saktë.


8′ Zguro fiton një goditje dënimi me zgjuarsi pas një kontakti në krahun e majtë të fushës me mesfushorin Agbekpornu.

6′ Provon sërish të dalë me shpejtësi Elvi Berisha, por Bruno Telushi mbyll me qetësi aksionin e korçarëve duke fituar sërish kontrollin e topit për Egnatian.

4′ Egnatia provon të qarkullojë topin në mesfushë duke kryer pasime të shumta.

2′ Skënderbeu menjëherë në sulm, Elvi Berisha provon të dalë shpejt nga e majta, por krosimi i ulët i sulmuesit nuk shfytëzohet nga askush në zonë.

1′ Starton sfida, Egnatia shkelmon topin e parë nga mesi i fushës.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: B.Puja, Ymeralilaj, Kacbufi, Allmuça, Krivanjeva, Timis Bardis, Agbekpornu, , Telushi, Demir, Kabral, Shtubina, Trajner: G.Magani

SKËNDERBEU: B. Rexhepi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Vangjeli, Zhan Viktor, Mara, Mensah, Elvi Berisha, Trajner: M. Memelli

Gjyqtarët: Ardian Beqiri, Astrit Mahmuti, Nuri Rrapaj

VAR: Enea Jorgji, AVAR: Mario Shazivari

Egnatia-Skenderbeu formacionet2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"